Home / Sport / F1: Button triumfon edhe në Barcelonë

F1: Button triumfon edhe në Barcelonë

Piloti i skuterisë Brawn GP, Jenson Button është fitues edhe Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1, duke çuar në katër numrin e garave të fituara këtë sezon.

Britanezi Jenson Button udhëhoqi triumfin e ri të Brawn GP në garën për Shpërblimin e Madh të Spanjës në Formula 1, në fitoren e tij të katërt nga pesë garat e para të sezonit.

Për vitin e nëntë me radhë, fitorja ne pistën e Katalanisë i takoi pilotit, i cili u nis nga pozita e parë startuese pasi Button arriti në cak 13.0 sekonda para kolegut të tij, brazilianit Rubens Barrichello.

Australiani Mark Webber ishte i treti në Red Bull – në podiumin e tij të dytë këtë sezon – para kolegut të tij, Sebastian Vettel. Spanjolli Fernando Alonso solli gëzim të madh te tifozët vendas, duke siguruar pozitën e pestë pas tejkalimit të Ferrarit të Felipe Massas në xhiron e fundit.

Braziliani Massa, i cili ishte lider për një xhiro pas ndaljeve të para në pitstop, u desh të ngadalësojë në xhirot e fundit për të kursyer karburant, meqë ekipi e paralajmëroi se rrezikon të mos përfundojë garën.

Tri pikët prapë ishin të parat për të gjatë këtij sezoni, ndërsa gjermanët Nick Heidfeld nga BMW Sauber dhe Nico Rosberg nga Williams përfunduan në pozitat shtatë dhe tetë respektivisht. Button, i cili arriti fitoren e tij të pestë në karrierë, ishte tejkaluar në fillim nga Barrichello, por u rikthye si lider para brazilianit, pas ndryshimit të strategjisë në dy ndalje në bokse.

Britaniku tani ka 14 pikë më tepër se kolegu i tij 36 vjeç, i cili ishte më së afërmi fitores së parë prej kur ishte koleg i Michael Schumacherit në Ferrari më 2004. Kampioni i vitit 2007 në Ferrari, Kimi Raikkonen – fitues i vitit të kaluar në Barcelonë – u tërhoq pas më pak se një të tretës së garës, ndërsa kampioni aktual, Lewis Hamilton në McLaren përfundoi i nënti, duke u tejkaluar për një xhiro nga bashkëkombësi i tij.

Rezultatet e garës:

1 Jenson Button1:37:19.202
2 Rubens Barrichello1:37:32.258
3 Mark Webber1:37:33.126
4 Sebastian Vettel1:37:38.143
5 Fernando Alonso1:38:02.368
6 Felipe Massa1:38:10.029 3
7 Nick Heidfeld1:38:11.514 2
8 Nico Rosberg1:38:24.413

Renditja e përgjithshme:

1 Jenson Button 41 pikë
2 Rubens Barrichello 27
3 Sebastian Vettel 23
4 Mark Webber 15.5
5 Jarno Trulli 14.5
6 Timo Glock 12
7 Lewis Hamilton 9
8 Fernando Alonso 9

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *