Home / Sport / Fabregas: Barça, ekipi më i mirë që kam parë

Fabregas: Barça, ekipi më i mirë që kam parë

Mesfushori spanjol i Arsenalit Çesk Fabregas ka thurur elozhe për skuadrën e Barcelonës, duke e cilësuar atë si ekipin më të mirë që ka parë ndonjëherë. Ai gjithashtu ka theksuar se do ti pëlqente të jetë pjesë e kësaj skuadre.

Çesk Fabregas nuk e fsheh dëshirën e tij për të luajtur në radhët e skuadrës së Barcelonës, e cila sapo është kurorëzuar si kampione e Evropës. Skuadra katalanase është në ëndrrat e çdo lojtari, ku nuk përjashtohet as ai i përfaqësueses spanjolle.

“Barcelona aktuale është ekipi më i mirë në botë që kam parë ndonjëherë. Sigurisht, është ëndërr e çdo futbollisti të luajë në një ekip të tillë”, deklaron mesfushori i Arsenalit.

Fabregas është një futbollist i dalë nga ekipet zinxhirë të Barcelonës, por që në moshë të vogël ai u pikas nga trajner i londinezëve, Arsen Venger.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *