Home / Sport / Federer fitoi mastersin në Madrid

Federer fitoi mastersin në Madrid

Zvicerani Roxher Federer ka fituar turneun masters të tenisit që u mbajt në Madrid, pasi në finale ka mposhtur tenistin numër një në botë, Rafael Nadalin 2:0, në sete 6:4, 6:4.

Për zviceranin legjendar ishte ky trofeu i 58-të në karrierë, mirëpo vetëm i pari këtë edicion dhe mastersi i parë që nga Sinsinati në vitin 2007.

Gjithashtu përballja e së shtunës ishte e 20-ta dhe fitorja e shtatë e Federerit.

Humbja e Nadalit ishte e para pas 33 fitoreve radhazi në terrenet e dheut.

Fituesin e sotëm e vendosi realizimi më i mirë i brejk-topave, ku Federer i shfrytëzoi të dytë nga një në secilin set, derisa Nadali i lëshoi katër raste për brejk, nga dy në secilin set.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *