Home / Sport / Ferguson: As unë dhe as Ronaldo nuk shkojmë te Reali

Ferguson: As unë dhe as Ronaldo nuk shkojmë te Reali

Të mërkurën e ardhshme trajneri i Mançester Junajtedit, Aleks Ferguson, do të mundohet të fitojë trofeun e tij të tretë në Ligën e Kampionëve, kur skuadra e tij do të ballafaqohet me Barcelonën, në finalen e Romës.

“Të gjithë përbërësit e nevojshëm për finalen historike janë të pranishëm, prandaj jam i bindur se do të shohim një futboll të klasit më të lartë. Do të luajnë dy skuadra me përplot talente të futbollit, kurse shpresoj se pas ndeshjes do të jemi ne ata që do të kemi arsye për të festuar”, ka pohuar Ferguson për të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”. “Sa më i suksesshëm që je, njerëzit dhe mediat kërkojnë më shumë nga ju, kurse që në dështimin e parë ju sulmojnë me tituj bombastikë si: ‘Fundi i Fergusonit’ apo ‘Koha për pension’”, ka nënvizuar Ferguson. Ndërkohë në pyetjen se çfarë mendon për situatën momentale në Real Madrid, përkatësisht rreth gjurmimit të tyre për trajner, ai është përgjigjur: “A e dini ju se sa vjeç jam unë? Unë, nuk do t’i bashkohem Realit dhe as që do të lejoj Kristiano Ronaldon të shkojë atje”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *