Home / Sport / Festojnë Bordeaux dhe Besiktas

Festojnë Bordeaux dhe Besiktas

Bordeaux ka fituar titullin e kampionit në Ligue 1 të Francës për herë të parë nga viti 1999. Olympique Marseille ka përfunduar i dyti para Olympique Lyonit. Në Turqi, Besiktas festoi titullin e 11 në histori të klubit dhe triumfin e dyfishtë pas suksesit të Kupës.

Bordeaux fitoi titullin e parë në Ligue 1, pas 10 vjetëve, kur Yoan Gouffran shënoi golin e vetëm të fitores 1-0 në Caen të shtunën.
Bordeaux ishte kampion për herë të fundit më 1999, ndërsa përfundoi sezonin më 80 pikë, tri më tepër se Marseille që fitoi 4-0 kundër Rennes në Stade Velodrome.
Gouffran shënoi me kokë pas një krosimi nga Benoit Tremoulinas, katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ndërsa Bordeaux fitoi ndeshjen e tyre të 11 të njëpasnjëshme.
Mesfushori nuk ishte në disponim për të festuar, pasi goli e dërgoi ish-ekipin e tij, ku kishte filluar karrierën e tij profesionale gjashtë vite me parë, në Ligue 2.

“Ishte ndjenjë e veçantë. Jam paksa i zhgënjyer, sepse vitin e kaluar isha me ta”, deklaroi Gouffran për televizionin francez, Canal Plus.
“Tani ata janë duke qarë, ndërsa unë nuk jam në disponim për të festuar”, shtoi ai.
Trajneri i Bordeaux, Laurent Bland, fitues i Kampionatit botëror 1998 dhe Euro 2008 me Francën, shtoi: “Është gëzim i madh për djelmoshat. Kemi arritur atë që na është dashur, me këto 11 fitore me radhë”.

Olympique Lyon që kishte fituar shtatë titujt e fundit, përfundoi i treti pas barazimit pa gola në Toulouse dhe do të luajë në kualifikime të Ligës së Kampionëve.
Toulouse përfundoi i katërti, ndërsa Lille i pesti pas fitores 3-2 ndaj Nancy dhe do të marrë pjesë në Europa League, pasi triumfi i Bordeaux në Kupën e Ligës u liron atyre vendin në ish-Kupën UEFA.
Paris St Germain nuk arriti të hyjë në Europa League për shkak të golaverazhit më të dobët, ndërsa barazuan pa gola me Monacon. Baftimbi Gomis shënoi dy herë dhe përgatiti një tjetër, derisa St Etiene shpëtoi qëndrimin në Ligue 1me fitoren 4-0 ndaj Valenciennes.
Tetë herë kampioni Nantes ra në Ligue 1, pavarësisht fitores 2-1 në shtëpi kundër Auxerre, së bashku me Caen dhe Le Havre. Lens, Montpellier dhe Boulogne-sur-Mer janë promovuar nga Ligue 2.

Besiktas, kampion i dyfishtë në Turqi

Besiktasi fitoi titullin e kampionit të Turqisë për herë të 13-të, të shtunën, me fitoren 2-1 në udhëtim ndaj Denizlispor, për t’ia shtuar triumfit në Kupën e Turqisë. Tifozët e Besiktasit vërshuan rrugët e Stambollit për të festuar titullin e parë nga 2003.
Sllovaku Filip Holosko shënoi golin e parë për Besiktasin në minutën e 28, ndërsa Ibrahim Toroman dyfishoi epërsinë në minutën e 63-të. Braziliani Douglas Daniel Braga ngushtoi rezultatin në minutën e 85-të, por ky ishte edhe epilogu final i takimit.
Befasia e sezonit, Sivasspor që kryesoi ne renditje për më tepër se pesë muaj, përfundoi i dyti pas humbjes 2-1 në Galatasaray, por u kualifikua për në Ligën e Kampionëve. Trabzonspor përfundoi i treti pas humbjes 2-1 nga Fenerbahçe.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *