Home / Sport / Figo mbyll karrierën

Figo mbyll karrierën

Lojtari më i mirë në botë në vitin 2001 Luis Figo, ka vendosur që t’i japë fund karrierës së tij 20-vjeçare në të njëjtën ditë kur Interi u shpall kampion i Italisë.

Edhe pse ka lënë një mundësi minimale që megjithatë të luajë edhe për pak kohë në ndonjë vend jashtë Evropës, gjiganti i futbollit portugez Luis Figo është përshëndetur nga futbolli kulmor. Në mbrëmjen kur Interi fitoi titullin e katërt me radhë, pas humbjes së Milani si mysafir i Udinezës në javën e 36-të në Serie A, mesfushori 36-vjeçar i Interit ka paralajmëruar fundin definitiv nga futbolli kulmor në bisedë për gazetën sportive portugeze A Bol. “Kjo është për herë të parë në jetën time që të ftoj titullin duke mos luajtur. Tash është çasti më i mirë për ndarje “, ka deklaruar mbase futbollisti më i mirë në historinë e Portugalisë. “Në Itali për të fituar titullin gjithmonë është e vështirë. Në këtë kampionat kemi pasur rival të fortë, si: Juventusin, Milanin e Romën. Për dallim nga disa situata të mëparshme, mund të them se kësaj radhe ishte shumë më vështirë. Jam i sigurt se më nuk do të luaj futboll në nivelin më të lartë. Po ashtu është mundshme që të mos e pranoj asnjë ofertë. Por, mbase mund të dalë diçka e veçantë, madje jashtë Evropës. Mirëpo, kjo nuk është e mundshme “, ka shtuar Figo. Gjatë karrierës së vet ai ka fituar 23 tituj, prej të cilëve një (2002) titullin e kampionit evropian me Real Madridin. Për Kombëtaren e Portugalisë është paraqitur në 127 ndeshje dhe ka shënuar 32 gola. Më 2004 e ka udhëhequr atë deri në finale të Euro 2004, gjithashtu edhe në gjysmëfinale të kampionatit botëror dy vjet më vonë, sikur edhe në Euro 2000 në Belgjikë dhe në Holandë. Në vitin 2000, në kulmin e tij të karrierës, kaloi nga Barcelona në Real. Gjatë vitit 2007 nënshkroi një parakontratë me skuadrën saudite Al-Ittihadin, por u tërhoq nga aventura aziatike, pasi që arabët deshën t’i tejkalojnë disa hollësi dhe kushte të caktuara nga kontrata.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *