Home / Sport / FINALISTËT SHPRESOJNË NË FITORE

FINALISTËT SHPRESOJNË NË FITORE

Finalistët e Kupës së Maqedonisë në futboll Makedonija Gj.P. dhe Rabotniçki, sot kishin konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën prezentuan pritjet e tyre nga kjo finale. Nga të dyja taboret ndjehej respekti për kundërshtarin, mirëpo edhe optimizëm për të fituar Kupën, që do të ishte e dyta për të dyja skuadrat. Përshtypja e përgjithshme është se të dyja taboret premtojnë lojë ofenzive, që do të kënaqte shijen e publikut.

Lojë ofenzive, me qëllim për të marrë fitore është dëshira e finalistëve të Kupës së Maqedonisë. Edhe Rabotniçki edhe Makedonija Gj.P. shpresojnë të triumfojnë në finalen e 17-të të Kupës së Maqedonisë. Në konferencën për shtyp, nga tabori i të dyja skuadrave u potencua se janë të kënaqur me kualifikimin në finale, respektojnë maksimalisht kundërshtarin, por presin që përmes një loje të hapur të kënaqin publikun dhe të arrijnë të fitojnë trofeun e Kupës
“Kjo do të jetë finalja e fundit që nuk do të zhvillohet nën reflektorë, domethënë pikë së pari duhet të mundësojmë kushte për lojtarët që të mund të tregojnë lojën të cilën ne e dëshirojmë, që kjo të jetë një finale e vërtetë. Për momentin po e shënojmë historinë e klubit tonë, pasi që më parë fituam titullin e kampionit ndërsa të dielën kemi mundësi të fitojmë edhe kupën që do të thotë titullin e dyfishtë“- deklaroi trajneri i Maqedonija Gj.P. Ilço Gjorgjoski. Në anën tjetër edhe oponenti i tij në pankinën e Rabotniçkit, Gordan Zdravkov,shpreson që skuadra e tij të fitojë titullin.
“Është e sigurtë se pritjet dhe dëshirat tona shkojnë në drejtim për të shpëtuar sezonin, pasi që këta futbollistë sipas cilësisë së tyre meritojnë të fitojnë së paku një titull. Shpresoj se të dielën do të dalim fitues“- u shpreh Zdravkov.
Sipas seleksionuesit të FFM-së, drejtuesit e federatës kanë ftuar kryeministrin Nikolla Gruevskin, që fituesit t’ia dorëzojë Kupën, mirëpo deri më tani ende nuk kanë marrë përgjigje.
Edhe pse ndeshja do të zhvillohet në satiumin në të cilin skuadra e Rabotnickit i zhvillon ndeshjet e veta, megjithatë pas shortit është vendosur që në këtë takim Makedonija Gj.P. të llogaritet si vendas.
Finalja e 17-të e Kupës së Maqedonisë do të zhvillohet të dielën në Stadiumin e qytetit në Shkup, me fillim në ora 16:30.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *