Home / Sport / Finalja = 40 milionë euro

Finalja = 40 milionë euro

Për të arritur në finale të Ligës së Kampionëve, duhet të shpenzohen së paku 40 milionë euro, sipas një studimi nga kompania angleze, StageUp-Sport & Leisure Business. Finalistët e edicionit të sivjetshëm të garës, Manchester Unitedi dhe Barcelona kanë shpenzuar nga 47.5 milionë euro, respektivisht 42.1 për të arritur deri në Romë, ku do të takohen të mërkurën.

Një studim nga Britania e Madhe ka përcaktuar çështjet ekonomike të nevojshme për të luftuar për trofeun e Ligës së Kampionëve – së paku 40 milionë euro.

Përveç aftësive, klasit dhe fatit, nevojitet edhe një shumë e madhe e parave si përbërës të ‘recetës’ për arritje në finale të Ligës së Kampionëve.

Sipas një analize nga StageUp-Sport & Leisure Business, këtë e kanë bërë Manchester Unitedi dhe Barcelona, dy finalistët e ndeshjes që do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin Olimpico të Romës.

Kompensimi nuk është aq i madh për dy klubet, e sidomos deri më tani, nëse kemi parasysh se në sezonin 2008/09 Manchester United ka shpenzuar 47.5 milionë euro në përforcime, afër 5 milionë më tepër se 42.9 që fituan vitin e kaluar pas triumfit në Ligën e Kampionëve.
E njëjta vlen edhe për Barcelonën që pagoi 42.1 milionë euro në kampanjën e blerjeve për dallim nga ‘vetëm’ 27.5 të paguara nga UEFA për kualifikim në gjysmëfinale të garës së edicionit të kaluar.
Përballja mes Manchester Unitedit dhe Barcelonës nuk është vetëm sfidë sportive, por edhe krahasim mes dy modeleve të menaxhmentit të ndryshëm sportiv, por barabartë të suksesshëm.
Në njërën anë, gjiganti anglez është pronë e kompanisë së biznesit strategjik të familjes amerikane, Glazer, ndërsa në anën tjetër, Barcelona që është krenari për komunitetin katalan dhe vepron në bazë sociale të territorit që i takon.
Manchester United është pikë reference në botën e biznesit në futboll dhe përfiton rreth 44 milionë euro në vit nga marrëveshjet sponsorizuese, ndërsa Barcelona për zgjedhje të lidhura me traditën e tyre kanë vendosur të mos kenë marrëveshje sponsorimi në fanellat e ekipit dhe për solidarizim mbajnë logon e UNICEF-it.

Barcelona, disa arsye per te fituar finalen e Romes

Nje dite para finales se madhe te Romes, Barca dhe Mancester Junajtid, jane thjesht ne pritje per te sfiduar njera-tjetren, ne “Olimpiko” te Romes. Barcelona, pasi eliminoi me shume veshtires Celsin, ne ndeshjet gjysmefinale te Liges se Kampioneve, synon te shfaqet, me e forte se kurre me pare gjate ketij sezoni, per te fituar me siguri trofeun e “Champions”. Ekipi i Pep Guardioles, i ka mesuar mire leksionet dhe eshte gati qe te sfidoje cdo kundershtar te mundshem. Numerohen disa avantazhe te katalanasve, per te fituar “Champions”. Barcelona do te perballet me mungesen e Dani Alveshit dhe te Erik Abidalit. Disa e kane vene re mungesen e Dani Alveshit dhe te Erik Abidal dhe qendermbrojtesit, Rafael Markuezin, qe njihet ndryshe si “thembra e Akilit per gjigantet spanjolle. Lionel Mesi eshte akuzuar kohet e fundit, se nuk ka zhvilluar ndeshje te medha sikurse jane mesuar ta shohin tifozet ne fushe. Ai eshte shfaqur disi i lodhur ne ndeshjen me Celsin. Pavaresisht tentativave kunder Celsit, ai eshte shfaqur me u frikesuar ne fushe dhe e humbi topin ne shume raste. Pas ndeshjes me Bajernin e Mynihut, Mesit i mungon shkelqimi dhe premtoi se do te rikthehet ne ndeshjen finale, me te njejten forme, si ne pjesen me te madhe te ketij sezoni. Junajtid mund te luaje futboll lirshem. Barca ka pasur kohe te mjaftueshme per te rregulluar te metat qe shfaqen, teksa finalizimi ishte shume i dobet. Filozofia e Barces eshte se, nese ata do te krijojne shanse te mjaftueshme, do te shenojne edhe me shume gola. Mire, kjo mund te mos ndodhe ne nje finale. Nese ata kishin 180 minuta kohe ne dispozicion per te mundur Celsin, ndaj Mancester Junajtid do te kete vetem 90 minuta kohe ne dispozicion. Barca do te mbeshtete tek aftesite e sulmuesit Samuel Eto, qe ka gjetur rrugen e rrjetes me shume se cilido tjeter ne Ligen e Kampioneve. Tierri Henri eshte rikthyer ne forme te mire, pas demtimit qe pesoi pak kohe me pare.

Fantazia, diferenca ne “Champions”

Barcelona do te ndeshet neser ne mbremje ne Rome, me Mancester Junajtid. Pritet nje ndeshje ku fantazia do te luaje rolin me te rendesishem. Eshte finalja e Liges se Kampioneve, finale qe nga te gjithe tifozet anembane botes pritet me padurim, ndoshta eshte pranuar se duhet te ishte e tille, edhe nga tifozet e Celsit dhe te Arsenalit. Bazuar ne rezultate qe kane shenuar gjate edicionit te fundit, Barca dhe Junajtid e meritonin pa diskutim nje vend, per te perzgjedhur finalen e Romes. Ata kane qene sigurisht, dy ekipet me te mira te ketij sezoni ne Evrope dy ekipe qe kane dominuar plotesisht kampionatet e tyre. Sipas specialisteve te shumte, pritet nje finale klasike, vecanerisht nese djajte do te shenojne te paret, parashikohet nje ndeshje madheshtore. Mijera tifoze nga te dy kampet, pritet te marshojne drejt Romes, per te ndjekur finalen.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *