Home / Sport / Finalja – Ëndër e parealizuar

Finalja – Ëndër e parealizuar

Shkëndija e Tetovës shënoi fitoren më të hidhur në historikun e saj, pasi që triumfi 1:0 nuk ishte i mjaftueshëm për të përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë, kur në Shkup humbën 3:1 nga Rabotnicki. Hasani shënoi në minutën e 5-të dhe rriti shpresat se deri në fund Shkëndija do të arrijë rezultat që do ta conte në finale, mirëpo edhe përkundër disa mundësive të mira, në fund u desh të pajtohet me eliminim.

Atmosferë fantastike, mbi 6 000 tifozë në tribunat e stadiumit, lojë e shkëlqyeshme, avantazh I hershëm, dhe fitore e Shkëndijë, mirëpo minimale, e pjamaftueshmë për sukses të përgjithshëm dhe në fund të gjithë të dëshpruar u larguan nga stadiumi i qytetit në Tetovë. Me këto fjalë mund të përshkruhet pasdita e të mërkurës pas takimit kthyes të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll, kur Shkëndija mundi Rabotnickin 1:0,mirëpo nuk arriti të kualifikohet në finale, pasi që në ndeshjen e parë humbën me rezultat 3:1.
Për ndryshe gjithcka filloi ashtu si vetëm do të kishin dashur “kuq e zinjtë”. Zhvillohej minuta e 5-të e takimit kur pas harkimit të Elmazovskit, tollovi në zonën kundërshtare, ndërsa Ertan Hasan dërgon topin në rrjetë për ti dhënë Shkëndijës epërsi 1:0 dhe due lëshuar sinjalin e fundit që në vazhdim duhet të gjithë forcat të orientohen në sulm. Goli i epërsisë shkaktoi delirium në tribunat e stadiumit të qytetit në Tetovë dhe ëndërat për finale dhe dalje në Evropë u rritën maksimalisht. Në minutën e 44 Arben Nuhiu godet nga gjuajtja e lirë,mirëpo Georgievski mbron.
Pjesa e dytë foli vetëm për Shkëndijën të cilët sulmonin me të gjithë forcat e tyre, ndërsa mysafirët ishin të shtypur në zonën e vet. Koha kalonte ndërsa mbrojta kundërshtare nuk kapitulonte, dhe për këtë trajneri Zoran Startev në fund hodhi gjithcka në sulm, duke luajtur me 5 sulmues. Në minutën e 70-të pas harkimit të Elmazovskit Ertan Hasan goditi me kokë, por Georgievski shpëton. Në minutën e 80-të projektil i Arben Nuhiut, mirëpo përsëri Georgievski shpëton gol të sigurtë. Deri në fund Shkëndija kishte edhe disa raste, ndërsa mysafirët vazhdimisht duke u shtrirë në teren zvaritnin lojën dhe prishin rritmin e Shkëndijës.
Në kushte të këtilla u tregua edhe fundi i takimit që solli zhgënjim të madh në mesin e futbollistëve dhe fansave të Shkëndijës. Gjithsesi publiku tetovar kupton mirë futbollin dhe në fund futbollistët e Shkëndijës i përcolli me duartrokitje.Për Shkëndijën kjo ishte fitorja më e hidhur në histori, pasi që nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar në finale. Megjithatë edhe për kundër eliminimit të dhimbshëm, megjithatë të gjithë futbollistët “kuq e zi”, meritojnë lëvdata për lojën dhe angazhimin në fushë. Edhe pse nuk është mirë të dalosh ndonjë nga futbollistët, pasi që të gjithë dhanë maksimumin, megjithatë patjetër të potencojmë se Vebi Alievski thjesht ishte briljant, fitoi cdo duel , dhe pati numër të madh të depërtimeve duke merituar notë maksimale.
Në gjysmëfinalen tjetër Milano pati fatin e njëjtë si Shkëndija, suke fituar 1:0, mirëpo në finale shkon Makedonija Gj.P. e cila në takimin e parë shënoi fitore 2:0.
Në finalen e madhe do të takohen Makedonija Gj.P. dhe Rabotnicki.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *