Home / Sport / Fitore bindëse e Shkëndijës, Slloga ‘rrëshqet’ kundër Miravcit

Fitore bindëse e Shkëndijës, Slloga ‘rrëshqet’ kundër Miravcit

KF Shkëndija me formacion të kombinuar mundi Maxhari S.me rezultat 4:1. Slloga Jugomagnati humbi nga Miravci 1:0, Drita deklasoi Kozhufin 5:1, ndërsa Teteksi mori fitore 2:0 në fushë të Cementarnicës.

“Kuq e zinjtë” eliminimin nga Kupa e Maqedonisë e haruan së shpejti, pasi që në kuadër të javës së 27-të shënuan fitore bindëse 4:1 përballë ekipit të Maxhari Solidarnostit. Shkënija në këtë takim u paraqit me formacion të kombinuar, mirëpo kjo nuk u pengoi që kundërshtarin ta përcjellin me rrjetë të plotë. Kleclkarovski solli tetovarët në epërsi 1:0, ndërsa Ertan Hasan ngriti epërsinë në 2:0. Goce Todorovski shënoi për 3:0, duke vendosur rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë të kënaqur me epërsinë e lartë vendasit disi u liruan, dhe kjo gjë u shfrytëzua nga mysafirët të cilët zbutën epërsinë në 3:1. Megjithatë deri në fund të takimit Shkëndija kontrolloi në përgjithsi lojën dhe përmes të riut Jasir Selmani arriti të shënojë edhe një gol,duke vendosur rezultatin përfundimtar 4:1.

Me këtë fitore Shkëndija është ofruar në katër pikë nga pozita e dytë pasi që Slloga ka pësuar disfatë minimale 1:0 nga Miravci dhe ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Kjo gjë hap gjasat që Shkëndija deri në fund, të shprsojë të sigurojë kualifikim të drejtëpërdrejtë në Ligën e Parë.

Drita e Bogovinës me rezultat të lartë 5:1 shkatëroi Kozhufin, ndërsa Teteksi mori tre pikë të rëndësishme për kualifikim në elitën e futbollit, duke mundur në teren mysafir Cementarnicën.

Rezultatet e javës së 27-të:

Shkëndija 4–1 Maxhari S.
Drita 5–1 Kozhufi
Miravci 1–0 Slloga J.
Cementarnica 0–2 Teteksi
Skopje 2–3 Bregallnica
Vardar N. 1–0 Lokomotiva
Ohri 2004 1–1 Bellasica
Novaci i lirë

Tabela:

Tabela:
1 Teteksi 59
2 Slloga J 55
3 Shkëndija 51
4 Bregallnica 47
5 Drita 43
6 Miravci 42
7 Lokomotiva 42
8 Bellasica 38
9 Skopje 32
10Cementarnica 29
11 Ohri 2004 29
12 Novaci 27
13Kozhufi 20
14Vardar D 18
15Maxhari S 17
16Nov Milenium 10 —ka braktisur garat

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *