Home / Sport / Flamengo kërkon Ronaldinhon

Flamengo kërkon Ronaldinhon

Skuadra braziliane e cila kohë më parë angazhoi Adrianon, tani është hdhur në gjah pas ish-futbollistit më të mirë në botë Ronaldinho. Braziliani nuk kalon një kohë të mirë te Milani, dhe drejtuesit e Flamengos shpresojnë ta bindin të ktheht në kampionatin Brazilian.

Pas transferimit të Adrianos, klubi brazilian, Flamengo shpreson në angazhimin e një tjetër ylli të Kombëtares, Ronaldinho.

“Flamengo dëshiron të transferojë Ronaldinhon. Klubi tashmë ka njoftuar menaxherin e futbollistit”, ka deklaruar një zyrtar i klubit brazilian për ueb faqen Globoesporte.

Flamengo beson se Ronaldinho do të mirëpresë rikthimin në vendlindje për t’u bashkuar me shokët e tij të Kombëtares, Ronaldo, Fred dhe Adriano, pasi ka humbur vendin në formacionin bazë të Rossonerëve

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *