Home / Sport / FSHF shpall listën e kombëtares për miqësoren ndaj Milanit

FSHF shpall listën e kombëtares për miqësoren ndaj Milanit

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore që Kombëtarja B e Shqipërisë do ta zhvillojë kundër gjigantit italian Milan, të martën në ‘Qemal Stafa’.
Në mesin e futbollistëve të ftuar për këtë përballje janë edhe disa futbollistë të Kombëtares A, si Samir Ujkani, Klodian Duro, Kristi Vangjeli, Hamdi Salihi e Ervin Bulku, derisa pjesa tjetër janë lojtarë nga kampionati shqiptar.

FSHF sot shpalli listën e lojtarëve të cilët do të grumbullohen për ndeshjen miqësore Shqipëri – Milan. Do të jenë gjithsej 21 futbollistë të grumbulluar për këtë takim, prej të cilëve, 7 luajnë jashtë Shqipërisë.
Trajneri i Kombëtares shqiptare U-21, Artan Bushati, që do të drejtojë në këtë miqësore ekipin e Kombëtares, ka thirrur edhe 5 lojtarë të Shpresave: Emiliano Vila, Jetmir Sefa, Ndriçim Shtubina, Fran Veliu, Shpëtim Moçka, të cilët grumbullohen për herë të parë me Kombëtaren Shqiptare.
Grumbullimi i ekipit kombëtar ka filluar sot në Hotel “Dyrrah” në Durrës, ndërsa stërvitja do të bëhet në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Miqësorja mes Shqipërisë dhe Milanit, e vlefshme për edicionin e dytë të trofeut “Taçi Oil Albania Reads” do të zhvillohet të martën në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë.

Lista e lojtarëve të Kombëtares shqiptare për miqësoren Shqipëri – Milan:

Samir Ujkani -Palermo
Shpetim Mocka -Flamurtari

Kristi Vangjeli -Aris Selanik
Andi Lila -Tirana
Elvin Beqiri -Vllaznia
Ansi Agolli -Tirana
Endrit Vrapi -Elbasani
Arjan Pisha -Dinamo
Franc Veliu -Flamurtari
Ervin Bulku -Krivbas
Dorian Bylykbashi -Krivbas

Jahmir Hyka -Mainz
Klodian Duro -AC Omonia
Elis Bakaj -Dinamo
Gjergj Muzaka -Tirana
Emilian Vila -Teuta
Jetmir Sefa -Tirana
Ndricim Shtubina -Vllaznia

Hamdi Salihi -SV Ried
Sebino Plaku -Dinamo
Migen Memelli -Tirana.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *