Home / Lajme / Maqedoni / Fuere kerkon administrate te depolitizuar nga Sadi Bexheti

Fuere kerkon administrate te depolitizuar nga Sadi Bexheti

as takimit, Ambasadori Fuere, tha se ka këmbyer ide mbi planet për zhvillimin e komunës dhe ka shfrytëzuar rastin që t’i bart disa porosi të Bashkimit Europian.

“Jam i inkurajuar nga përkushtimi të cilin e ka shprehur kryetari i komunës se gjatë mandatit të tij, do t’iu përkushtohet premtimeve të cilat i ka dhënë, sidomos me transparencën gjatë vendimmarrjeve me qeverisjen lokale dhe konsultimin maksimal me sektorin civili”, tha Fuere.

Urim Hasipi
Tetove, 5 maj-Projektet prioritare dhe perspektiva evropiane e komunës së Tetovës kanë qenë temë bisede, në takimin e së martës, të zhvilluar mes kryetarit të komunës së Tetovës, Sadi Bexheti dhe Ambasadorit të BE-së në Shkup, Ervan Fuere.

Gjatë këtij takimi Ambasadori Fuere i ka uruar fitoren në zgjedhje, kryetarit Bexheti dhe në të njëjtën kohë ka këmbyer ide për planet e kryetarit për zhvillimin e komunës.

“E informuam ambasadorin e BE-së, Ervan Fuere për punën që kemi bërë nga dita e parë. E informuam për problemet në komunë, mënyrën se si do të punojmë për akomodimin e qytetarëve, normalisht me projektet të cilët i kemi premtuar siç janë problemi i ujit për pije, rregullimi hapësinor i qytetit, rregullimi i sheshi të qytetit, dhe atë që e kërkojnë njerëzit, lëvizje më të lire”, tha pas takimit me Fueren, kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti.

Pas takimit, Ambasadori Fuere, tha se ka këmbyer ide mbi planet për zhvillimin e komunës dhe ka shfrytëzuar rastin që t’i bart disa porosi të Bashkimit Europian.

“Jam i inkurajuar nga përkushtimi të cilin e ka shprehur kryetari i komunës se gjatë mandatit të tij, do t’iu përkushtohet premtimeve të cilat i ka dhënë, sidomos me transparencën gjatë vendimmarrjeve me qeverisjen lokale dhe konsultimin maksimal me sektorin civili”, tha Fuere.

Sipas tij, është qenësore të shfrytëzohen të gjitha potencialet që i ka Tetova për investime. “Unë kam vërejtur se ka mundësi për investime, sidomos këtë e kam vërejtur kur kam qenë në Kodrën e Diellit”, tha ai. Fuere ka theksuar se komuna duhet të mundësojë të ketë investime të huaja dhe projekte të cilët kërkojnë një infrastrukturë të mirë të nivelit ekonomik.

“Në këtë drejtim bashkëpunimi me pushtetin qendror është i rëndësishëm edhe për pushtetin qendror që të tregojë se investimet në zhvillimin ekonomik lokal bazohen në kritere objektive pa dallime partiake të kryetarëve të komunës”, tha Fuere.

Ai ka mirëpritur përkushtimin e kryetarit të komunës me bashkëpunimin me njësinë e vetëqeverisjes lokale (BNJVL), sepse ky, sipas tij, është një instrument që përfaqëson të gjitha komunat në qeverisjen qendrore.

Fuere ka theksuar edhe rëndësinë që ka depolitizimi i administratës si një kriter që duhet të plotësohet drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian.

Fouere ka shpreh kënaqësinë që komuna e Tetovës ka pranuar të jetë nikoqire e një ngjarje të rëndësishme siç është organizimi i manifestimit të 9 majit, ditës kur shënohet themelimi i BE-së. Sipas tij, pjesëmarrja nxënësve të shkollave të rajonit dhe ardhja e ambasadorëve të BE-së, tregon për orientimin e përbashkët proevropian.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *