Home / Sport / Futbollistin e Real Madridit e zuri gjumi gjatë ndeshjes

Futbollistin e Real Madridit e zuri gjumi gjatë ndeshjes

Real Madridi të shtunën u mund nga Vilareali duke dorëzuar titullin Barcelonës. Formën e dobët dhe nivelin e Realit në këtë sezon e pasqyron më mirë ngjarja e shëmtuar e të shtunës, kur deri sa skuadra luftonte për t’iu shmangur disfatës, mesfushroi francez Zhulien Fobert kishte atë luks që të flejë në pankinë.

Mesfushori i Real Madridit Zhulien Fober demonstroi jointeresim të madh për atë se çka ndodh në teren gjat disfatës së Realit 3:2 nga Vilareali. Francezi ndeshjen e ndiqte nga pankina e rezervistëve, dhe gjatë kësaj kohe pos që prekej në pjesë intime të trupit, më vonë erdhi deri në një nivel të tillë sa që edhe e zuri gjumi në pankinën komode në “El Madrigal”. Fober në rradhët e Realit erdhi gjatë janarit ta kaluar në formë huazimi nga skuadra e Vest Hem-it, mirëpo deri tani nuk ka treguar kurfarë kualiteti, përveç se një herë pati haruar të shkojë në seancën stërvitore, duke u arsyetuar më pas se ka menduar se kanë ditë të lirë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *