Home / Sport / Gjendet kompromisi në Formula 1

Gjendet kompromisi në Formula 1

Sot është dita e fundit e paraqitjes së skuadrave për edicionin e ardhshëm në Formula 1. Deri më sot ishte paraqitur vetëm skuadra e Uilliamsit, kurse të gjitha skuadrat tjera kishin paralajmëruar se nuk do të paraqiteshin fare në rast se miratohet propozimi i presidentit të FIA-s, Maks Mozli për buxhet të limituar.

Megjithatë, pak para skadimit të afatit për paraqitje të skuadrave është arritur kompromisi. Në fakt, në vend të buxhetit të limituar prej pak më shumë se 40 milionë euro është arritur marrëveshja që ai të jetë 95 milionë euro. Kësisoj, të gjitha skuadrat pritet të paraqesin kërkesën për licencë për edicionin e ardhshëm në Formula 1. Megjithatë, besohet se buxheti do të zvogëlohet në 50 milionë euro në edicionin 2011. Të rikujtojmë se në buxhetin e limituar nuk hyjnë shumë shpenzime, siç janë pagat, marketingu etj. Prandaj, buxheti i vërtet i Ferrarit për edicionin e ardhshëm mund të jetë rreth 165 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *