Home / Lajme / Maqedoni / Gjuha shqipe e ndaluar në faqen zyrtare të presidentit Ivanov

Gjuha shqipe e ndaluar në faqen zyrtare të presidentit Ivanov

Ky është lëshimi i radhës i bërë nga administrata e presidentit të ri, ku në strukturën e kabinetit të tij zyrtarisht është evidentuar vetëm një këshilltare shqiptare, Luljeta Qufliu dhe një asistentë për çështje informimi, Ejup Berisha.

Gjuha shqipe nuk është aplikuar në faqen e re zyrtare të presidentit të ri të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Në faqen zyrtare të presidentit të ri është aplikuar vetëm gjuha maqedonase dhe ajo angleze, ndërsa nuk janë dhënë sqarime se përse nuk aplikohet edhe gjuha shqipe.

Ky është lëshimi i radhës i bërë nga administrata e presidentit të ri, ku në strukturën e kabinetit të tij zyrtarisht është evidentuar vetëm një këshilltare shqiptare, Luljeta Qufliu dhe një asistentë për çështje informimi, Ejup Berisha.

Presidenti Gjorgje Ivanov ka deklaruar kohë më parë se përfaqëson të gjitha komunitetet dhe se është zgjedhur edhe nga votat e shqiptarëve.

Një ditë më parë lëshimi i radhës në faqen zyrtare të presidentit të ri ishte edhe skandali ku Republika e Kosovës nuk ishte përmendur si shtet fqinj i Maqedonisë në përshkrimin e shkurtër për vendin, ndërsa pas ndërhyrjes së mediave, gabimi është përmisuar dhe tashmë figuron Kosova si një nga shtetet fqinje

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *