Home / Lajme / Maqedoni / Hakerët maqedonas sulmojnë faqen e kryetarit te Shqiperise BamirTopi

Hakerët maqedonas sulmojnë faqen e kryetarit te Shqiperise BamirTopi

Siç bën të ditur agjencia INA, grupi i ashtuquajtur “Macedonian Dark Security” ka sulmuar faqen, duke njoftuar se kjo ka qenë një hakëmarrje pasi që disa ditë më parë hakerët shqiptarë të njohur si grupi “KHG” kishin sulmuar faqen e internetit të presidentit maqedonas Branko Cërvenkovski.

Një grup hakerësh të kompjuterëve sot kanë sulmuar dhe ndërhyrë duke vendosur foto të ndryshme në faqen e presidentit shqiptar Bamir Topi.

Siç bën të ditur agjencia INA, grupi i ashtuquajtur “Macedonian Dark Security” ka sulmuar faqen, duke njoftuar se kjo ka qenë një hakëmarrje pasi që disa ditë më parë hakerët shqiptarë të njohur si grupi “KHG” kishin sulmuar faqen e internetit të presidentit maqedonas Branko Cërvenkovski.

“Mos luani me ne” dhe disa foto dhe harta maqedonase kanë qenë pjesët e vendosura në faqen e presidentit Topi. Shërbimet e kabinetit të presidentit pas disa orëve kanë eliminuar ndërhyrjen duke e kthyer faqen në gjendjen normale.Nuk ka informacione se a eshte kjo hakmarrje ndaj sulmit te web faqes se kryetarit te Maqedonise Branko Cervenkovski nga ana e hakerave te Kosoves disa dite me pare

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *