Home / Sport / Henes: Nëse sigurojmë Ligën e Kampionëve do të përforcohemi

Henes: Nëse sigurojmë Ligën e Kampionëve do të përforcohemi

Menaxheri i përgjithshëm i Bajernit të Munihut, Uli Henes, ka paralajmëruar se gjatë verës klubi bavarez do të sjellë dy përforcime, por vetëm në rast se kualifikohet në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Një javë para përfundimit të kampionatit gjerman, Bajerni rrezikon ta mbyll edicionin në pozitën e katërt, në rast se humb nga skuadra e tretë në renditje, Shtutgarti dhe në të njëjtën kohë Herta shënon fitore. “Një apo dy futbollistë do t’i blejmë, si mbështetje për Frank Riberin. Megjithatë, gjithçka do të varet se çfarë do të ndodh të shtunën. Në rast se nuk sigurojmë një vend në Ligën e Kampionëve, do të kemi një plan rezervë kur bëhet fjalë për investimet në futbollistë”, ka pohuar Henes, duke shtuar se nuk ekziston mundësia që në radhët e Bajernit të vijë sulmuesi i Shtutgartit, Mario Gomez.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *