Home / Sport / Humbet Milan, Inter kampion i Italise

Humbet Milan, Inter kampion i Italise

Skuadra e dytë në tabelën e Serie A, Milan, ka pësuar humbje nga Udinese duke i mundësuar rivalit të qytetit, Inter, që të shpallet automatikisht kampion i Italisë. Takimi i zhvilluar sonte (e shtunë) në Stadio Friuli ndërmjet Udineses dhe Milanit, ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 2-1.

Udine kaloi në epërsi në minutën e 31-të me anë të Gaetano D’Agostinos, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Me të filluar pjesa e dytë (49’), vendasit dyfishuan epërsinë me golin e Cristian Zapatas, pas një goditje nga këndi të D’Agostinos.

Krejt çka bënë mysafirët ishte një gol i shënuar nga Massimo Ambrosini në minutat shtesë të ndeshjes (90’+3).

Me këtë humbje të Milanit mbyllet gara për titull pasi që Nerazzurët shpallen edhe matematikisht kampionë të Serie A edhe këtë edicion.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *