Home / Lajme / Maqedoni / I vihet flaka një lokali në qendër të Tetovës

I vihet flaka një lokali në qendër të Tetovës

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm rreth orës 3:00, persona të maskuar me koktej I kanë vënë zjarrin kafeteris Tifanny pronë e Imran Iljazit që gjendet në katin përdhesë të ndërtesës numër 112 në bulevardin Marshall Tito

Tetovë, 20 maj-Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm rreth orës 3:00, persona të maskuar me koktej I kanë vënë zjarrin kafeteris Tifanny pronë e Imran Iljazit që gjendet në katin përdhesë të ndërtesës numër 112 në bulevardin Marshall Tito.

Sipas rëfimit të një të punësuari zjarri është vënë nga tre persona të maskuar të cilët më parë kanë thyer dritaret dhe më pas përmes tyre kanë hedhur shishe me materie shpërthyese.Zjarri ka kapluar edhe ndrtesën fqinje, ku është djegur edhe saloni për kozmetik, studioja për tatu si dhe një dyqan për kompjutorë.

Nga banesat më I dëmtuari është ai i personit Sretko Stefçev në katin e parë ku pothuajse tërësisht janë djegur mobiljet dhe muret në dhomën e ndetjes. Në kët zjarrë tërësisht është djegur kafiteria Tiffany me inventarin dhe pajisjen teknike.Vëllau I pronarit Iljaz Iljazi tha se këtë lokal familja e tij e ka gati se 40 vite. Ai tha se dëmi material kapë vlerën prej 130 mijë euro.

Dëme më të vogla nga zjari ka edhe në banesat nga kati I deri në të tretin deri në të 5. E gjithë ndërtesa ka 15 banesa. Nga njësia e zjarfikësve thanë që është dashtë gjashtë orë për shuarjen e zjarrit. Tre ekipe me nga 10 zjarfikës në orën 3:25 kanë kanë filluar me intervenimin, ndërsa janë tërhequr në orën 6.20.(U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *