Home / Sport / Iniesta do te luaj ne finalen e Ligës së Kampionëve

Iniesta do te luaj ne finalen e Ligës së Kampionëve

Mesfushori i Barcelonës dhe njëri ndër futbollistët më të merituar të skuadrës nga “Kamp Nou” që Barcelona arriti në finalen e Madhe të Ligës së Kampionëve, Andreas Iniesta edhe përkundër një lëndimi që mori në ndeshjen e së diellës përballë Vilarealit, ai megjithatë do të jetë pjesë e finales së madhe të 27 Majit në Stadiumin Olimpik në Romë.

Pas analizave mjekësore të bëra gjatë ditës së hënë është vërejtur një tërheqje e vogël e muskujve që do të largojnë futbollistin për dy javë të tëra nga fushat e gjelbërta. Iniesta, autor i golit të barazimit në “Stemford Brixh” përballë Çellzit këtë lëndim e kishte marrë në ndeshjen kundër Vilarelait që përfunoi me barazimin 3 – 3. Me këtë rast 25 vjeçari Iniesta nuk do të jetë pjesë e skuadrës në fianlen e Kupës së Spanjës të mërkurën përballë Atletiko Bilbaos si dhe në dy ndeshjet e kampionatit që Barcelona do ti zhvillojë përballë Majorkës dhe Osasunës. Gjithsesi raportet e ekipit mjekësor flasin se ai do të jetë i gatshë që ti ndihmojë skuadrës në takimin më të rëndësishëm të sezonit, kur më 27 maj në finalen e Ligës së Kampionëve do të përballen me Manchester Unitedin.

Abidal nuk do të shijojë dy finale!

Mbrojtësi francez në radhët e Barcelonës, 29-vjeçari Eric Abidal, javën e kaluar nuk do ta mbajë mend për të mirë. Në afat prej pesë ditëve dy herë u ndëshkua me kartonë të kuq. Së pari në ndeshjen e kthimit në Ligën e kampionëve në Stamford Bridge kundër Chelseat u ndëshkua me karton të kuq dhe kështu nuk do të mund të paraqitet në finalen e Romës dhe së dyti të dielën francezi në ndeshjen kampionate kundër Vilarrealit, u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk do të mund të paraqitet në finalen e kupë së Mbretit. Kështu Abdial nuk do të shijoi asnjërën nga këto finale.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *