Home / Lajme / Maqedoni / IRI trajnon stafin e komunikimit te komunes

IRI trajnon stafin e komunikimit te komunes

Kryetari Bexheti ka theksuar nevojën e hapjes së komunës ndaj qytetarëve dhe ka shfaqur gatishmëri për bashkëpunim me IRI-in, në drejtim të gjetjes së formave më të mira të komunikimit me qytetarët.

Urim Hasipi

Tetove, 13 maj-Në komunën e Tetovës, të mërkurën ka qëndruar për vizitë Drejtori i programit të IRI-it , Xhon Kevano. Gjatë takimit të tij me kryetarin e komunës së Tetovës, Sadi Bexhetin është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes komunës së Tetovës dhe IRI-it në sferën e komunikimit me qytetarët.

Kryetari Bexheti ka theksuar nevojën e hapjes së komunës ndaj qytetarëve dhe ka shfaqur gatishmëri për bashkëpunim me IRI-in, në drejtim të gjetjes së formave më të mira të komunikimit me qytetarët.

Drejtori i programit të IRI-it, Kevano ka bërë të ditur se IRI njihet për anketimet e bëra dhe të publikuara në mediume. Sipas tij, IRI kohëve të fundit bashkëpunon edhe me komunat, sidomos në sferën e komunikimit me qytetarët.

Kevano ka theksuar rëndësinë e komunikimit të përditshëm dhe strategjik me qytetarët. Në këtë drejtim Drejtori i programit të IRI-it, Xhon Kevano, ka shfaqur gatishmërinë për një program trajnimi për stafin drejtues të komunës.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar edhe pengesat e mundshme që mund të shfaqen në relacionin pushtet lokal-pushtet qendror, në lidhje me projektet të financuara nga buxheti i shtetit, kur dihet se me pushtetin qendror udhëheq koalicioni VMRO-DPMN dhe BDI.

Temë tjetër ka qenë depolitizimi dhe profesionalizimi i administrates si parakusht për t’iu përgjigjur punës së projektuar nga kryetari dhe stafi drejtues.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *