Home / Sport / Josip Kuzhe, prane kombëtares. Duka: Vendosim javën tjetër

Josip Kuzhe, prane kombëtares. Duka: Vendosim javën tjetër

Kroati Josip Kuzhe është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e përfaqësueses shqiptare pas largimit të Ari Hanit. Pas një takimi në Federatë, ai ka dalë për mediat shqiptare, duke shprehur hapur dëshirën e tij për të marrë këtë detyrë. Gjithsesi, kreu i Federatës Armand Duka, tha se ky vendim do të merret vetëm javën tjetër.

Josip Kuzhe duket shumë afër zgjedhjes si trajner i ekipit kombëtar të Shqipërisë. Kroati ka qenë të premten në zyrat e Federatës së futbollit Shqiptar për një takim me presidentin Armand Duka dhe konferenca e mëpasme për shtyp u ka lënë të gjithëve të kuptohet se ai është favoriti numër 1 për marrjen e pankinës kuqezi, duke lënë mbrapa dy kandidatët e tjerë Peter Pakult dhe Ilija Lonçareviç.
Ndërkohë, Kuzhe pranoi hapur se ishte Oto Bariç ai që ia kishte këshilluar emrin e tij Federatës dhe se tashmë është i gatshëm të drejtojë Shqipërinë.
“Që kur Oto Bariç ka qenë këtu ne të gjithë i kemi ndjekur ndeshjet e Shqipërisë dhe kemi qenë të kënaqur me sukseset e tij. Ai ka folur gjithnjë mirë për këtë vend, duke më thënë se ka lojtarë shumë të mirë dhe që mund të arrihen rezultate. Unë nuk kam dëshirë të bëj krahasime me dy kandidatët e tjerë, por mua më pëlqen kjo punë, kam dëshirë të jetoj në Shqipëri, të ha ushqimin shqiptar, të jetoj si një shqiptar. Por, dua gjithashtu që njerëzit të jenë të kënaqur me mua”- u shpreh Josip Kuzhe.

Kuzhe shtoi gjithashtu se deri tani kanë biseduar vetëm për aspektin sportiv me drejtuesit e Federatës, ndërsa u shpreh se e njeh mjaftueshëm futbollin shqiptar.

“Për mua, suksesi i kombëtares shqiptare do të thotë që shqiptarët të jenë krenarë për ekipin e tyre, për rezultatet e marra. Unë e di që futbollistët shqiptarë zotërojnë një teknikë të mirë, por nga ana fizike dhe taktike, kanë disa mangësi. Me një trajner të mirë them se ato mund të përmirësohen”- tha Kuzhe.

Josip Kuzhe ka lindur më 13 nëntor 1952 në Vranje të Ish-Jugosllavisë dhe ka luajtur si futbollist me Dinamon e Zagrebit. Ai ka një karrierë të gjatë si trajner, me skuadra si Dinamo e Zagrebit, Mainci, Gamba Osaka apo edhe kombëtarja e Ruandës.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *