Home / Sport / Kasiljas: “Dua të vijë Fabregas dhe Vila, jo Kaka e Ronaldo”

Kasiljas: “Dua të vijë Fabregas dhe Vila, jo Kaka e Ronaldo”

Gardiani i Real Madridit ka dhënë një koment intresant për përforcimet eventuale të klubit, duke u shprehur se më shumë do të dëshironte që të blihen Fabregas e Vila, se sa Kaka dhe Ronaldo.

Portieri i Realit të Madridit ka dhënë mendimin e tij
përsa i përket merkatos së klubit në verë. Pavarësisht se
kush do jetë president, ikona e madrilenëve tha: “Ne jemi
të aftë të blejmë çdo lojtar. Por, unë mendoj se do ishte më
mirë nëse do të vinin dy futbollistë si Fabregas dhe David
Vila, se sa dy lojtarë më prestigjiozë si Kaka dhe Kristiano
Ronaldo”, tha Kasijas. Gjithsesi, ai nuk ka nguruar të flasë
edhe për finalen e Ligës së Kampioneve. “Kam dëshirë që
atë ta fitojë Barcelona, pasi kam miq atje dhe mbi të gjitha,
do të ishte treguesi më i mirë për potencialin e kampionatit
spanjoll”, përfundoi portieri i madrilenëve.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *