Home / Sport / Kecan debuton me fitore në pankinën e Shkëndijës

Kecan debuton me fitore në pankinën e Shkëndijës

Shkëndija ka shënuar fitore 3:1 përballë Bellasicës, duke i mundësuar trajerit të ri Dushan Kecan debutim me fitore. Slloga Jugomagnati më fitoren kundër Ohrit edhe zyrtarisht ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit. Drita mundi Cementarnicën në Shkup, ndërsa Lokomotiva me disfatën nga Ohri, humbi gjasat për pozitën e katërt.

“Kuq e zinjtë” në një ndeshje ku kishin dominim total, pa kurfarë problemi mundën Bellasicën me rezultat 3:1. Sipas lojës së treguar në fushë, dhe sipas ngjarjeve në teren, Shkëndija me pak më tepër seriozitet mundej që kundërshtarin ta përcjellë me rezultat dyshifror. Shkëndija kaloi në epërsi në minutën e 12-të, me golin e Goce Todorovskit. Në minutën e 26-të Arben Nuhiu u shënua në listën e golashënuesëve, duke ngritur epërsinë në 2:0. Rezultatin përfundimtar të pjesës së parë 3:0 për vendasit, e vendosi Feran Hasani në minutën e 38-të.
Të kënaqur me epërsinë e lartë në pjesën e dytë futbollistët e Shknëdijës luanin më lirshëm, po mos sulmuar me cdo kusht. Megjithatë, edhe në kushte të tilla, “kuq e zinjtë” krijuan numër të madh të rasteve për të shënuar,mirëpo falë mbrojtjeve të portierit mysafir Tome Pandev, mosefikasitetit të vendasëve dhe fatit sportiv, mysafirët nuk pranuan më shumë gola. Në castet e fundit të takimit mysafirët fituan një penalti, të cilën në gol e ktheu portieri i Bellasicës Tome Pandev. Me këtë fitore Shkëndija forcon pozitën e tretë dhe kualifikimin në Ligën e Parë do ta kërkojë përmes ndeshjes së balotazhit, ku sipas shumë gjasave kundërshtar do ta ketë Pelisterin.

Pas disa viteve gara në Ligën e Dytë, klubi i futbollit Slloga Jugomagnat është rikthyer në elitën e futbollit të Maqedonisë. Tre herë kampionët e dikurshëm të Maqedonisë në kuadër të javës së 29-të të Ligës së Dytë, shënuan fitore 2:0 si mysafirë të Ohrit dhe me këtë edhe teoritikisht siguruan pozitën e dytë, që u mundëson ngjitje në Ligën e Parë. Autorë të golave të “pëllumbave”, kundër Ohrit ishin Shabani dhe Guxhufi, duke i siguruar skuadrës së tyre tre pikë të arta. Kur ka mbetur edhe vetëm një xhiro për tu zhvilluar deri në fund të kampionatit, Slloga ka grumbulluar 58-të pikë, katër më shumë se Shkëndija e Tetovës, që renditet në pozitën e tretë. Pozitën e katërt që gjithashtu mundëson balotazh për në Ligën e Parë tani e mban Bregallnica. Drita edhe përkundër fitores 2:0 në fushë të Cementarnicës, nuk mundi të bëjë ndonjë kërcim më të madh në renditje. Golat për Bogovnasit në këtë përballje i shënuan Izair Emini dhe Driton Zeadini.
Nov Mileniumi prej më herët ka braktisur garat, ndërsa Maxhari S. dhe Vardari i Negotinës juanë më afër largimit nga Liga e dytë.

Rezultatet e javës së 29-të:

Ohri 2004 0-2 Slloga J
Shkëndija 3-1 Bellasica
Cementarnica 0-2 Drita
Maxhari S 2-1 Bregallnica
Skopje 2-0 Lokomotiva
Vardari 2-1 Novaci
Miravci 0-3 Kozhufi
Teteksi i lirë

Në javën e ardhëshme që njëherit është e fundit do të takohen:

Bregallnica – Cementarnica
Drita – Miravci
Teteksi – Ohri 2004
Slloga J – Vardari D
Novaci – Shkëndija
Bellasica – Skopje
Lokomotiva – Maxhari S
Kozhufi është i lirë

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *