Home / Sport / Keçan debuton në pankinën e Shkëndijës, të martën kundër Bellasicës

Keçan debuton në pankinën e Shkëndijës, të martën kundër Bellasicës

Trajneri i ri i Shkëndijës Dushan Keçan do të debutojë në pankinën “kuq e zi” në përballjen e të martës, kur në Tetovë në kuadër të javës së 29-të do të udhëtojë Bellasica. Drita do të jetë mysafire e Cementarnicës, ndërsa Slloga kërkon pikë në fushë të Ohrit. Skuadra e Teteksit këtë javë është e lirë.

Pauza në kampionat është shfrytëzuar nga skuadra e Shkëndijës për të bërë disa ndryshime në skuadër, duke larguar për shkak të mosdisiplinës mesfushorin Ilami Halimin, ndërsa për shkak të rezultateve të dobëta është shkarkuar kryetrajneri Zoran Startev. Në vend të tij erdhi Dushan Keçan i cili nesër do të ketë debutimin në pankinën “kuq e zi”, kundër skuadrës së Bellasicës. Shkëndija pas disfatës nga Lokomotiva ka humbur gjasat për kualifikim të drejtëpërdrejtë ne elitën e futbollit, kështu që dy përballjet e mbetura duhet t’i shfrytëzojë si përgatitje për ndeshjen e balotazhit. Keçan është shprehur i kënaqur me përgatitjen e skuadrës, duke potencuar punën e mirë në këtë aspekt të paraardhësit të tij, mirëpo ka shtuar se ekipit i duhet përgatitje psiqike. Gjithsesi nga tabori i Shkëndijës vijnë zëra se nesër kundër Bellasicës në shprehje vijnë vetëm tre pikë, që do të ishin edhe si revanshim për disfatën e pësuar në ndeshjen me Bellasicën në Strumicë, kur Shkëndija nuk ishte e kënaqur me mikpritjen.
Slloga Jugomagnati me fitore eventuale në fushë të Ohrit do të siguronte edhe teoritisht kualifikimin në Ligën e Parë. Drita do të tentojë të konfirmojë firmën e mirë në fushë të Cementarnicës, ndërsa Maxhari përballë Bregallnicës kërkon pikët që do ta mbanin në Ligën e Dytë. Skuadra e Teteksit është e lirë.

Dyshet e javës së 29-të:

Maxhari S – Bregallnica
Skopje – Lokomotiva
Shkëndija – Bellasica
Vardar D – Novaci
Ohri 2004 – Slloga J
Miravci – Kozhufi
Cementarnica 55 – Drita
Teteksi i lirë

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *