Home / Lajme / Maqedoni / Këshilli injoron të disktojë për Polet-in

Këshilli injoron të disktojë për Polet-in

.“Jemi këtu për të diskutur gjendjen e rëndë në të cilën ndodhemi si ndërmarrje.Punëtorët nuk kanë marrë rrogë më shumë se 21 muaj, ndërsa më shumë se dy vite nuk na jnë paguar edhe kontributet shëndetësore dhe kjo situatë është e padurueshme për punëtorët”, tha Gani Ibrahimi nga sindikata e punëtorëve

Urim Hasipi
Tetovë, 31 maj -U përsëritën pamjet e seancës së këshillit të komunës së Tetovës, e cila në vend se të mbahet në sallë u mbajt në shtëpinë e kulturës, kështu që mbledhja e sinidakatës së punëtorëve të ndërmarrjes publike autotransportuese Polet, në vend se të mbahet në hapësirat e ndërmarrjes u mbajt në një autobus të parkuar në peron.

Ata në mbledhjen e tyre shqyrtuan gjendjen e rëndë në ndërmarrje dy viteve të fundit, me mospagesën e sigurimit shëndetësor të 80 punëtorëve dhe mosmarrjen e pagave tani më 20 muaj e më shumë.“Jemi këtu për të diskutur gjendjen e rëndë në të cilën ndodhemi si ndërmarrje.

Punëtorët nuk kanë marrë rrogë më shumë se 21 muaj, ndërsa më shumë se dy vite nuk na jnë paguar edhe kontributet shëndetësore dhe kjo situatë është e padurueshme për punëtorët”, tha Gani Ibrahimi nga sindikata e punëtorëve.Sindikata së bashku me punëtorët presin që administrata e re komunale pak më seriozisht të meret me zgjidhjen e problemit të tyre.Aktualisht autobusat e Polet-it, një herë në javë mbajnë relacionet ndërkombëtare ndërsa sipas marrëveshjeve para fillimit të vitit shkollor nga shtatori kanë një pjesë të transportit të nxënësve në rajonin e Tetovës.Për shkak të mos pasjes së drejtorisë nuk mund të realizohen edhe pagesat, pohojnë punëtorët.

Polet para një viti me vendim të këshillit u transformua nga ndërmarrje në shoqatë me përgjegjësi të shkurtëra.Shoqata tani është në kompetencë të këshillit komunal I cili në përbërjen e kaluar emëroi si drejtor Fatmir Ajrulin, I cili ka dhënë dorëheqje mënjëherë pas zgjedhjeve ndërsa përbërja e re e këshilltarëve gjatë dy seancave të para nuk e ka vendosur në rend dite gjendjen e krijuar në ndërmarrje.Kryesuesi I këshillit të komunës së Tetovës Irfan Emini, ka thënë se çështja e Polet-it, është në agjendën e këshillit mirëpo detaje do të jepen pasi që të tejkalohen mosmarrëveshjet në relacionin këshill-kryetar I komunës, ku do të bëhet një inspektim I detajuar I gjendjes në Polet dhe më pas të shqyrtohen modalitetet për përmirësimin e situatës.

Ndërkohë që, televizioni Koha nga burime jozyrtare mer vesh se me ndërmjetësim të OSBE-së, të hënën do të mbahet takim ndërmjet kryesuesit të këshillit të komunës Irfan Emini dhe kryetarit të komunës për t`I tejkaluar mosmarrëveshjet që u shfaqën gjatë dy seancave.

Ndërkohë që nga kabineti I kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti, fajin për gjendjen në ndërmarrje e hedhin tek këshilli pasi që sipas tyre Polet direkt është nën ingerencë të këshillit.”Kjo ndërmarrje me vendim të këshillit u transformua në shoqatë me përgjegjësi të shkurta, kurse si drejtor u emërua Fatmir Ajruli, I cili pas zgjedhjeve ka dhënë dorëheqje së bashku me sekretarkën.Për momentin kjo shoqatë nuk ka vula, dyert janë të mbyllura, nuk ka drejtor, ndërkohë që parkingu është uzurpuar, edhe stacioni të cilët janë privatizuar në mënyrë të paligjshme dhe për momentin atje është një situatë kaotike.

Ne nuk kemi asnjë mundësi ligjore që të interevojmë edhe përkundër faktit që punëtorët kërkojnë zgjidhje”, tha Alajdin Asani, shef I kabinetit të kryetarit të komunës së Tetovës.

Sipas Asanit, kryetari I komunës ka propozuar që gjendja e Polet-it të diskutohet në këshill, mirëpo këshilli më shumë ka dashur të diskutojë për paushallet e tyre se sa për problemin e Poletit, në seancën e ditës së mërkurë që u mbajt në qendrën për kulturë në Tetovë.“Plani jonë është që ruhet ndërmarrja dhe mos shkatërohet kurse punëtorëve tu përmirësohen kushtet”, tha Asani.

Gjendja në këtë ndërmarrje u vështirësua më shumë kur ish drejtori Trajçe S, I cili para dy muajve u arrestua pasi që akuzohet se gjatë viteve 2005-2007, kur edhe ka qenë ushtrues i detyrës drejtor në “Polet”, ka shpërdorur detyrën dhe ka shitur tetë autobus, të cilët me vendim të Këshillit drejtues të ndërmarrjes, ishte dashur të shiten si hekur i vjetër.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *