Home / Sport / Kualifikimet për Bundesligë, Nyrnbergu shkatërroi Kotbusin

Kualifikimet për Bundesligë, Nyrnbergu shkatërroi Kotbusin

Nyrnebergu ka shënuar fitore 3:0 në fushë të Enerxhi Kotbusit, duke u ofruar një hap afër kualifikimit në Bundesligën Gjermane. Pas kësaj disfate skuadra e Skelës Enerxhi, thuajse ka të pamundur që në ndeshjen e kthimit të përmbysë rezultatin.

Futbollistët Nyrnbergut kanë deklasuar në ndeshjen e parë kualifikuese për plasman në Bundesligën gjermane Energjin në Kotbus me rezultat 3:0 dhe sipas të gjitha gjasave siguruan pas një viti rikthimin në elitën e futbollit gjermanë.
Skuadra e tretë e Ligës së dytë i dha të enjten mbrëma leksion Kotbusit të Ervin Skelës, skuadër e cila nga vjeshta sipas të gjitha gjasave do t’i ndërrojnë vendet me Nyrnbergun. Boakje (13 dhe 89) dhe Ajgler 55’) shënuan në fitoren tejet bindëse të skuadrës bavareze.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të dielën (31 maj) prej orës 15.30 minuta në Nyrnberg.
Plasmanin direkt në Bundesligë në bazë të plasmanit e siguruan Frajburgu dhe Majnci, derisa nga elita u larguan, Karlsrue, Arminia dhe sipas të gjitha gjasave të dielën këtyre dy ekipeve do t’iu bashkëngjitet edhe Kotbusi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *