Home / Sport / Kujt: Liverpuli do ta fitojë titullin në sezonin e ardhshëm

Kujt: Liverpuli do ta fitojë titullin në sezonin e ardhshëm

Sulmuesi holandez, Dirk Kujt beson se skuadra e Liverpulit ka fituar përvojën e mjaftueshme në këtë edicion, e cila do ta ndihmojë këtë skuadër që vitin tjetër të fitojë titullin e shumëpritur.

“Kjo skuadër mund të jetë krenare dhe për mënyrën se si ka luajtur në këtë edicion. Pa marrë parasysh se çfarë do të ndodh këtë fundjavë, ne mund t’i ngrisim kokat tona lartë”, ka thënë Kujt, duke vazhduar:
“Ne kemi mposhtur skuadrat e mëdha, si Mançester Junajted dhe Çelzi dy herë gjatë këtij edicioni. Mund të themi se ka pasur shumë barazime në shtëpi, por ne duhet të mësojmë nga ato, sepse jemi skuadër e re. Ne kemi një ndjenjë dhe një besim të madh se mund të shkojmë tutje dhe të arrijmë atë që dëshirojmë, ngase kualiteti ekziston, kurse progresi po shihet. Nëse kjo nuk mjafton në këtë edicion, atëherë do të jetë një shtytje e madhe për edicionin e ardhshëm”, ka nënvizuar Kujt, duke përfunduar: “Skuadra po bëhet me përvojë më të madhe, kurse futbollistët e rëndësishëm të skuadrës po nënshkruajnë kontrata të reja dhe të gjithë besojnë se do të jenë pjesë e një suksesi të madh. Pra, besimi është i madh”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *