Home / Sport / Kupa e Mbretit për Barcelonën

Kupa e Mbretit për Barcelonën

Barcelona fitoi trofeun e parë në këtë sezon, duke mundur Atletik Bilbaon 4:1 në finalen e Kupës së Mbretit. Takimi i zhvilluar në Valensia u takoi në tërësi katalanasëve, të cilët në fund me plotë meritë morën fitoren me rezultat bindës.

Megjithatë takimi nuk filloi mirë për të përzgjedhurit e Guardiolës, pasi që në minutën e 9-të ata panë veten në disavantazh, kur Bilbao përmes Tekeros paraljamëroi befasi.
Megjitthatë kjo ishte e tëra nga futbollistët e skuadrës nga Baskija, ndërsa ” makina për gola” filloi të punojë pas gjysmë ore lojë kur Jaja Ture pas një depërtimi individual barazoi rezultatin në 1:1.
Pjesa e dytë foli vetëm për Barcelonën të cilët në minutën e 55-të përmes Messi-t kaluan në epërsi 2:1. Disa minuta më vonë Kërkic ngriti epërsinë në 3:1, ndërsa Cavi vendosi rezultatin përfundimtar Barcelona – Atletik B. 4:1.
Ky është trofeu i parë që fiton Barcelona në këtë sezon, ndërsa kjo skuadër është shumë pranë fitimit të titullit në Primera Divizion, si dhe janë kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve ku do të ndeshen me Manchester Utd.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *