Home / Sport / KUPA UEFA FINALJA – Shahtjar-Verder

KUPA UEFA FINALJA – Shahtjar-Verder

Shahtjori dhe Verder Bremeni të mërkurën në stadiumin Shykry Saraçogllu në Stamboll do të zhvillojnë finalen e 38-të në Kuadër të Kupës UEFA. Kjo finale njëherit do të jetë e fundit e këtij formati pasi që nga viti i ardhshëm Kupa e UEFA-së do të pësoj ndryshime dhe do të njihet si Liga Evropiane.
Për të dyja skuadrat kjo është finalja e parë në historinë e tyre.

Të mërkurën në Stamboll të Turqisë, Shahtjori dhe Verder Bremeni do të zhvillojnë finalen e madhe të Kupës UEFA, e fundit e këtij formati duke pasur parasysh se nga viti i ardhshëm kjo veprimtari do të pësoj ndryshimë si në formatin e ndeshjeve poashtu edhe në emrin, kur do të njihet si Liga Evropiane. Për të dyja skuadrat kjo është finalja e parë në historinë e tyre. Shahtjori në gjysmëfinale mundi Dinamon e Kievit, përderisa Verder Bremeni ishte më i suksesshëm se Hamburgu. Mbrojtësi i Shahtjorit dhe njëri ndër golashënuesit në ndeshjen kundër Dinamo Kievit, Hubshman nuk do të jetë pjesë e finales për shkak të kartonave , mirëpo lajm i mirë për trajneri Luçesku është rikthimi i Aleksandar Kuçer-it.
Në anën tjetër Verderi ka një sër problemesh me futbollist të lënduar dhe të dënuar. Përshkak kartonave pjesë e skuadrës nga Bremeni në finalen e madhe nuk do të jenë dy sulmuesit, Diego dhe Almeida,për shkak të lëndimit do të mungojë Per Metecaker , ndërsa aktivizimi i Naldos është në pikpyetje.
Finalja e madhe do të drejtohet nga treshja e arbitrave spanjoll në krye me Luis Medina Kantaleho.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *