Home / Sport / Kuzhe, kthen te kombëtaria 3 futbollistët e injoruar nga Han

Kuzhe, kthen te kombëtaria 3 futbollistët e injoruar nga Han

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë,Josip Kuzhe, ka rikthyer në skuadrën kuqezi tre futbollistët Bogdani, Kapllani e Hyka, të cilët ishin injoruar nga Ari Han në ndeshjet e fundit. Tekniku ka bërë publike listën me 27 emra, ku bie në sy edhe grumbullimi për herë të parë i lojtarëve të rinj si Vila i Teutës dhe Sefa i Tiranës.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur stafin e ri të ekipit kombëtar si edhe listën e parë të futbollistëve të thirrur nga trajneri Josip Kuzhe. Në këtë listë me 27 emra ajo që bie direkt në sy është grumbullimi i të rinjve si Vila e Sefa, por edhe rikthimi i 3 lojtarëve Bogdani, Kapllani e Hyka, të cilët Ari Han i pati injoruar rregullisht në ndeshjet e fundit.
Ndërkohë, është përcaktuar edhe ndihmësi i parë i teknikut kroat, i cili pavarësisht nga kërkesa e bërë nga Kuzhe, nuk do të jetë njëkohësisht edhe trajner i Shpresave.
Ekipi kombëtar do të nisë ditën e premte grumbullimin për ndeshjet e radhës. Shqipëria do të luajë më 6 qershor ndaj Portugalisë së Kristiano Ronaldos për eleminatoret e Botërorit 2010 dhe më 10 qershor, një miqësore ndaj Gjeorgjisë.

Lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Josip Kuze për ndeshjet me Portugalinë dhe Gjeorgjinë:

Isli Hidi Kryvbas
Samir Ujkani Palermo
Enea Kolici Iraklis
Debatik Curri Vorskla
Armend Dallku Vorskla
Kristi Vangjeli Aris
Andi Lila Tirana
Elvin Beqiri Vllaznia
Ansi Agolli Tirana
Endrit Vrapi Elbasani
Admir Teli Karabakh
Lorik Cana O. Marseje
Ervin Skela Energie Cottbus
Ervin Bulku Kryvbas
Gilman Lika Hacetepe
Dorian Bylykbashi Kryvbas
Jahmir Hyka Mainz
Klodian Duro AC Omonia
Elis Bakaj Dinamo
Gjergj Muzaka Tirana
Emilian Vila Teuta
Jetmir Sefa Tirana
Hamdi Salihi SV Ried
Erjon Bogdani Chievo
Edmond Kapllani Karlsruhe
Besart Berisha AC Horsens
Migen Memelli Tirana

Stafi i Ekipit Kombëtar
Josip Kuze :Trajner
Dzemal Mustedanagic: Zv. Trajner
Ilir Bozhiqi :Trajner Portierësh
Arben Celiku: Doktor
Stijn Vandenbroucke: Fizioterapist
Ylli Mihali :Masazhator
Fatos Kademi: Përgjegjës i bazës materiale
Denis Bastari :Menaxher

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *