Home / Sport / Lacio kërkon Xhemailin

Lacio kërkon Xhemailin

Sipas zrave që vijnë nga Italia, besohet se drejtuesit e Lacioz kanë bërë ofertë skuadrës së Torinos, për të marrë shërbimet e futbollistit shqiptar Blerim Xhemaili.

Lacio mësohet se ka bërë një ofertë prej gjashtë milionë eurosh për mesfushorin Blerim Xhemaili. Lajmi bëhet publik nga “Calciomercato”, ku thuhet se futbollisti zviceran me origjinë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e kryeqytetasve me paraqitjet e tij këtë sezon tek Torino.

Kontrata e 23-vjeçarit me Torinon skadon në vitin 2012, por futbollisti kërkon kalimin tek ndonjë skuadër e madhe e Serisë A, sidomos nëse bie Torino në Serinë B. Torino rrezikon seriozisht t’i lajë duart me elitën e futbollit italian, për më tepër që në ndeshjen e fundit do të përballet me Romën.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *