Home / Sport / Lakers mposhti Houstonin, Bryant sërish fantastik

Lakers mposhti Houstonin, Bryant sërish fantastik

LA Lejkersi ka rikthyer epërsinë e parketit vendës pas fitores në “Toyota Center” ndaj Hjuston Rokets (94:108) për të avancuar serinë gjysmëfinale të play-off-it të NBA-së nga Konferenca e Pëerëndimit me 2:1.

Pas humbjes në ndeshjen e parë të rrethit të dytë gjysmëfinale të garave shtesë në Ligën NBA, basketbollistët e Los Angeles Lakers iu kanë kundërpërgjigjur Houstonit me dy fitore me radhë. Kështu që, basketbollistët e Los Angeles si mysafirë shënuan fitore me rezultat 108:94 duke kthyer epërsinë në 2:1 në seri. Dhe sërish në këtë fitore ka shkëlqyer Kobe Bryant, ndonëse jo si në ndeshjen e parë. Orlando me lehtësi para adhuruesve të vet ka mundur kampionin aktual Boston Celtics me rezultat 117:96 dhe tash udhëheqë me 2:1 në seri.

Garat shtesë, gjysmëfinalet:

Lindja

Orlando(3)-Boston(2) 117:96 (2:1)

Perëndimi

Houston-LA Lakers 94:108 (1:2)

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *