Home / Sport / Lazio fiton Kupën e Italisë

Lazio fiton Kupën e Italisë

Skuadra e Lazios pas egzekutimit të penaltive mundi Sampdorian në finalen e Kupës së Italisë, duke fituar për të pestën herë në histori këtë trofe.

Takimi final i Kupës së Italisë i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico të Romës, ndërmjet Lazios dhe Sampdorias, përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive më e suksesshme u tregua Lacio.

Lazio kaloi në epërsi që në minutën e katërt me golin e shënuar nga argjentinasi Mauro Zarate.

Mirëpo Sampdoria nuk u dorëzua dhe në minutën e 31 arriti të barazojë rezultatin përmes Giampaolo Pazzinit.

Në pjesën e dytë edhe përkundër faktit se të dyja skuadrat kishin disa raste, rrjetat mbetën të paprekura dhe takimi u mbyll me rezultat 1:1, duke cuar ndeshjen në vazhdime.

Megjithatë edhe në vazhdime nuk pati ndryshim të rezultatit dhe u desh që fituesi të shpallet pas egzekutimit të penaltive. Më efikas nga pika e bardhë ishin futbollistët e Lacios, të cilët gabuan vetëm njëherë, ndërsa dy futbollsitë të Sampdorias huqën penaltinë. Kjo gjë i mundëoi Lacios që të fitojë trofeun e pestë në Kupën e Italisë, ndërkohë që fitorja u siguron atyre dalje në arenën ndërkombëtare në sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *