Home / Sport / Liga e Kampionëve, Barcelona: Një arritje e pabesueshme

Liga e Kampionëve, Barcelona: Një arritje e pabesueshme

Një arritje e pabesueshme. Kështu e kanë përshkruar pas ndeshjes lojtarët e Barcelonës fitimin e Ligës së Kampioneve në Romë. Në krahun tjetër, Kristiano Ronaldo pranoi se spanjollët e merituan trofeun dhe se Mancesteri bëri disa gabime që i kushtuan.

Barcelona është futur në histori, pas fitores në finalen e Champions League kundër Mançesterit. Ajo bëhet skuadra e parë spanjolle që fiton 3 trofe në një sezon të vetëm. “Është një arritje e pabesueshme, kundër një skuadre shumë të mirë. Është një gjë spektakolare”, tha mesfushori Andres Iniesta duke mbajtur trofeun. Tepër i lumtur që shënoi golin e parë, sulmuesi Samuel Eto dukej në qiellin e shtatë pas finales. “Ky është sezoni më i mirë në karrierën time. Kjo fitore është më e bukur se ajo e vitit 2006”, u shpreh sulmuesi kamerunas. I lumtur edhe islandezi Eidur Gudjonsen, ndonëse ai nuk luajti asnjë minutë në finalen e Romës. “Është një ndjenjë e pabesueshme. Jemi skuadra e parë në Spanjë që fiton tre tituj dhe të jesh pjesë e saj është vërtetë e mrekullueshme”, deklaroi sulmuesi. Mesi, Eto dhe Tieri Henri shënuan 96 gola së bashku këtë sezon, duke u konfirmuar si një nga sulmet më të forta në histori. Për sulmuesin francez kjo ishte Liga e Parë e Kampioneve. “Ishte një moment i pabesueshëm, pasi të fitosh Champions League dhe ta mbyllësh sezonin në këtë mënyrë, nuk ka ndodhur kurrë në Spanjë. Ta fitosh këtë Kupë përballë skuadrës kampione në fuqi dhe që kishte fituar edhe Botërorin e klubeve, është e mrekullueshme”, deklaroi Henri. Ndërkohë, tepër i zhgënjyer Kristiano Ronaldo, i cili ishte humbi edhe duelin direkt me Lionel Mesin. I pyetur se çfarë shkoi keq, portugezi u përgjigj: Gjithçka, ne e nisëm ndeshjen shumë mirë, por më pas asgjë. Nuk e kontrolluam ndeshjen, nuk luajtëm dhe natyrisht humbëm. Mendoj se Barcelona luajti më më mirë dhe e meritoi fitoren”, deklaroi fituesi i Topit të Artë në fuqi. Më pas, ai shtoi se Mançesteri bëri një apo dy gabime dhe kjo i kushtoi humbjen. Portugezi vlerësoi si momentin kyç të ndeshjes golin e parë të shënuar nga Eto në minutën e 10-të.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *