Home / Sport / Liverpool dhe Arsenali kërkojnë shërbimin e Lorik Canes

Liverpool dhe Arsenali kërkojnë shërbimin e Lorik Canes

Lorik Cana shndërrohet ne objekt dëshirash për disa nga klubet me te njohura te “Premier League”. Pas Liverpulit, tashme edhe Arsenali është rikthyer serish ne kërkim te mesfushorit shqiptar te Olimpikut te Marsejes.

Lajmi është bere i njohur dje nga “Bleacherreport.com”. Sipas kësaj faqeje sportive, Arsenali e ka kerkuar Lorikun edhe para një viti (ne vëren e 2008), pas largimit te mesfushorëve Matju Flamin (drejt Milanit) dhe Aleksander Hleb (drejt Barcelones).

Objektivi i pare i anglezes para fillimit te ketij sezoni ishte Alonso, qe rezultoi nje tentative e deshtuar. Venger e dinte mire se i duhej patjeter nje mesfushor me tipare mbrojtese, prandaj ai ktheu syte nga Cana. Por edhe kjo piste nuk u realizua.

Ikja e Aleksander Hleb dhe e Matju Flamini hapi dy vrima te medha ne mesfushen e Arsenalit. Njeri nga keto boshlleqe u mbush veren e kaluar me blerjen e mesfushorit te talentuar francez, Samir Nasri. Ndersa Arsen Venger u perpoq eshte mbushe edhe vrimen e dyte, mungesen e nje mesfushori shkaterrues.

Per kete arsye ai beri dy blerje te tjera, Neves Denilson dhe Aleksander Song. Megjithese Denilson e Song bene nje pune te mire ne kete pozicion, ata nuk jane nje zgjidhje perfundimtare per Arsenalin. “Topçinjve” u duhet nje lojtar me pervoje, i cili mund te fitoje topa ne mesfushe dhe te çoje ato me destinacion Çesk Fabregas, qe do te beje me pas edhe administrimin e lojes.

Kandidatet e mundshem per kete post jane Lorik Cana, Xheremi Toulalan dhe Goekhan Inler, te cilet jane te gjithe emra jo te panjohur, te perfolur si pjese e listes se blerjeve te Venger. Nderkohe qe specialistet angleze jane te mendimit se ne kete treshe zgjedhja me e mire do te ishte shqiptari 25-vjeçar i Marsejes, te cilit nuk i mungon eksperienca. Ai eshte shume luftarak ne duelet per te fituar topin, por gjithashtu ka aftesi te mira edhe ne luften ne ajer, qe gje do t’i bente shume pune Arsenalit. Pas deshtimit te mundshem te Marsejes ne luften per titull, largimi i Canes nga kjo skuader eshte thuajse i sigurt.

Nje hap perpara Arsenalit duket se eshte Liverpuli, i cili ka nisur me heret sondazhin per t’iu afruar shqiptarit. Por kjo tratative e “Reds”-ave varet nga shitja ose e jo e Ksabi Alonsos ne kete vere. Po ashtu, emri i Canes eshte edhe ne listen e Bajernit te Mynihut.

Gjithsesi, vete mesfushori ka shprehur se nese ne fund te ketij sezoni do te largohet, Gjermania dhe Anglia do te ishin dy destinacionet e preferuar te tij. Ditet e ardhshme do te hedhin me shume drite rreth te ardhmes te Lorikut.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *