Home / Sport / Lokomtiva barriera e rradhës për Shkëndijën

Lokomtiva barriera e rradhës për Shkëndijën

Shkëndija të shtunën në Shkup do të ndeshet me Lokomotivën në kërkim të pikëve që do ti mundësonin edhe më tej të shpresojë në kualifikim të drejtëpërdrejtë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Drita këtë javë do të jetë mysafire e Bregallnicës, Teteksi pret Miravcin, ndërsa Slloga J është e lirë.

Skuadra “kuq e zi” në atmosferë pozitive pret takimin e të shtunës, kur do të jenë mysafir të Lokomotivës. Pas fitores së lartë kundër Maxharit dhe disfatës së Sllogës nga Miravci, janë kthyer gjasat që Shëndija drejtëpërdrejtë të kualifikohet në elitën e futbollit. Për të ndodhur një gjë e tillë tetovarëve u duhet që nesër të fitojnë kundër Lokomotivës, ndërsa më pas të xhirot e mbetura të shpresojnë në gabim të Slloga Jugomagnatit. Argjend Beqiri edhe më tej është jashta kombinimt për shkak të lëndimit, ndërsa futbollistët tjerë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë betejë të rëndësishme. Sigurisht se tre pikë eventuale do ta ofronin Shkëndijën në një pikë larg vendit të dytë , pasi që Slloga J këtë javë është e lirë. Duket se gjithçka do të vendoset javën e ardhshme, kur Shkëndija në Tetovë takohet me Bellasicën, ndërsa Slloga J udhëton për në Ohër.

Skuadra Bogovnase Drita do të jetë mysafire e Bregallnicës në Shtip, Teteksi në Tetovë pret Miravcin, Novaci takohet me Ohrin, ndërsa Maxhari S takohet me Skopjen. Skuadra e Slloga Jugomagnatit këtë javë është e lirë.

Dyshet e javës së 28-të :

Bregallnica – Drita
Kozhufi – Cementarnica
Teteksi – Miravci
Novaci – Ohri 2004
Bellasica – Vadar D
Lokomotiva – Shkëndija
Maxhari S – Skopje
Slloga J e lirë

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *