Home / Sport / MAKEDONIJA GJ.P. FITON TITULLIN E KAMPIONIT

MAKEDONIJA GJ.P. FITON TITULLIN E KAMPIONIT

Maqedonia ka fituar kampion të ri në futboll, pasi që me fitoren e sotme përballë tanimë ish-kampionëve Rabotnickit, Makedonija Gj.P. ka fituar titullin e parë në historinë e vet. Me këtë skuadra nga lagja Gjorce Petrov ka hyrë në grup me Vardarin, Sileksin, Slloga J., Pobedën dhe Rabotnickin.

Makedonia Gjorçe Petrovi është kampioni i ri i Maqedonisë në futboll. “Luanët” titullin e siguruan tre javë para përfundimit të kampionatit, duke shënuar fitore 1:0 në fushë të kampionëve të vitit të kaluar Rabotnickit. Autor i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Mirko Ivanovski, i cili në minutën e 80-të mposhti portierin e Rabotnickit.
Për Makedonia Gjorçe Petrovin është ky titulli i parë kampion në historinë e tyre, ndërsa po këto dy skuadra më datë 24 Maj do të luftojnë edhe për Kupën e Maqedonisë.

Milano e Kumanovës shënoi fitore 3:2 përballë Sileksit, duke u barazuar me pikë me Renovën në pozitën e dytë. Në Strumicë Horizont Turnova dhe Metallurgu u ndanë në barazimin 1 – 1, përderisa Pelisteri mundi Napredokun me rezultat 3:1.

E shtunë:

Vardari 0 – 0 Renova
E Diel:
Milano 3 – 2 Sileksi
Rabotniçki 0 – 1 Makedonia Gj.P.
Horizont T. 1 – 1 Metallurgu
Pelisteri 3 – 1 Napredoku
Pobeda ishte e lirë

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *