Home / Sport / Mançester dhe Barcelona mbërrinë në Romë, për finalen e Ligës së Kampionëve

Mançester dhe Barcelona mbërrinë në Romë, për finalen e Ligës së Kampionëve

Skuadra e Mancester Junajtid ka qenë e para që ka mbërritur në Romë për finalen e Ligës së Kampioneve. Hoteli i skuadrës angleze ka qenë gjithë ditën i rrethuar nga tifozët, të cilët ruhen nga policia nën masa tepër të forta sigurie.
Barcelona ka mbërritur vetëm të martën në Romë. Katalanasit shihen lehtësisht si favoritë, por për këtë ndeshje do të luajnë pa tre lojtarë titullarë.

Mançester Junajtid ka mbërritur tashmë në Romë, në kuadër të finales së Champions League që do të zhvillohet të mërkurën ndaj Barcelonës. Ditën e martë, trajneri Aleks Ferguson i nxorri futbollistët për një miniseancë relaksuese me qëllim ambientimin me të nxehtin e Romës, ndërsa nuk ngurroi të përshëndeste dhe të jepte autografe për qindra fansë që kishin rrethuar hotelin e Djajve të Kuq. Në stadiumin “Olimpiko” janë shitur që tani 67 mijë bileta për tifozët spanjollë e anglezë, që këto ditë nuk kanë harruar të shijojnë bukuritë e qytetit antik. Masat e policisë vazhdojnë të jenë tepër të larta, ndërkohë që janë ndaluar edhe pijet alkoolike në disa prej zonave kryesore. Trofeu i Champions League është ekspozuar pranë Koloseumit, në një kuti qelqi, ku tifozët e Barcelonës dhe të Mançesterit kanë patur mundësi ta shikojnë nga afër. Djajtë e Kuq do të kërkojnë triumfin e dytë radhazi në Ligën e Kampioneve, pas atij të një viti më parë në Moskë, ku mundën me penallti Çelsin e Londrës.

Në anën tjetër Barcelona ka mbërritur vetëm ditën e martë në kryeqytetin italian Romë, për finalen ndaj Mançesterit. Qindra tifozë kishin dalë për të pritur atë që për momentin konsiderohet si skuadra më spektakolare e Evropës. Katalanasit shihen si favoritë të lehtë për këtë takim, megjithatë ata do të jenë pa dy prej futbollistëve kryesorë si Dani Alvesh dhe Erik Abidal. Po kështu edhe meksikani Rafa Markez nuk do të mund të luajë për arsye dëmtimi. Trajneri Guardiola pritet të adoptojë në mbrojtje Sejdu Keita, ndërsa Pujol të luajë në të djathtë. Megjithatë, me lojtarë si Mesi, Eto, Ksavi apo Iniesta, skuadra spanjolle është më shumë se e frikshme në fushën e lojës. Barcelona rikthehet në finale të Champions League pas asaj të vitit 2006, kur e udhëhequr nga Ronaldinjo, arriti të triumfonte 2-1 kundër Arsenalit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *