Home / Sport / Mançester Siti ofertë prej 40 milion euro për kapitenin Raul-in

Mançester Siti ofertë prej 40 milion euro për kapitenin Raul-in

Drejtuesit e Manchester Sitit nuk kanë të ndalur me ofertat maramendëse në drejtim të futbollistëve të ndryshëm nga skuadrat më të forta Evropiane. Pas Kaka-s, Bufon-it, Messi-t, Ribery-t e shumë të tjerëve, zërat e fundit flasin se pronarët e Sitit për kapitenin e Real M, Raul Gonzales kanë lëshuar ofertë prej 40 milionë eurove, për kontratë katër vjecare

Mançester Siti mësohet të ketë bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Realit për kapitenin legjendar, Raul Gonzales. Lajmi i bujshëm publikohet nga “Marca”, e cila deklaron se anglezët i kanë ofruar 10 milionë euro në sezon sulmuesit madrilen. Kontrata e tij është propozuar të jetë 4-vjeçare.

Raul është duke kaluar një sezon të shkëlqyer tek Reali i Madridit, pasi është golashënuesi më i mirë i skuadrës deri më tani. Siti kërkon të jetë vigjilent ndaj amullisë së krijuar tek Reali i Madridit në prag të zgjedhjeve për presidentin, duke synuar të rrëmbejë kapitenin e tyre.

Kontrata aktuale e Raul Gonzalesit me Realin përfundon në verën e vitit 2011, por futbollisti ka prestigjin për ta shtyrë atë në varësi të formës që do të paraqesë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *