Home / Sport / Manchester City ofron 150 milion funa per Messi-n

Manchester City ofron 150 milion funa per Messi-n

150 milione funta. Kjo eshte shuma me e madhe e ofruar ndonjehere ne historine e futbollit per nje lojtar. Kete fat e ka argjentinasi i Barcelones, Lionel Messi, i cili eshte nje nga lojtaret me te pelqyer ne rang boteror.

Sulmuesi katalanas qe dhuroi magji dhe gola ne mbremjen e derbit spanjoll, eshte endrra e cdo skuadre, por mjetet financiare per ta blere, pakkush i ka. Manchester City i drejtuar nga nje grup i pasur arab, mendon te ofroje plot 150 milione per kembet e pasardhesit te Maradones.

Gjate javes se shkuar presidenti i Barcelones, Laporta ka vizituar Londren ku mendohet te jete takuar edhe me drejtorin e City-t, Gary Cook. Sipas te dhenave, perfaqesuesi i “Citizens” ka ofruar plot 150 milione funta per ta marre ne Angli “pleshtin”. Problemi kryesor eshte se lojtari nuk deshiron te beje nje vit pushim nga kompeticioni i rendesishem i Champions League, objektiv te cilin Manchester City nuk e arriti gjate ketij sezoni.
Por gjithsesi e gjithe kjo mundesi per kalimin e Messit ne Angli duket shume pak e realizueshme, duke patur parasysh lidhjen emocionale qe ka argjentinasi me Barcelonen.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *