Home / Sport / MANCHESTER UNITED NË FINALE

MANCHESTER UNITED NË FINALE

Mançester Junajtedi është skuadra e parë finaliste në Ligën e Kampionëve. “Djajtë e kuq” fituan me lehtësi në ndeshjen e kthimit në “Emirates” ndaj Arsenalit, me rezultat 3:1 dhe në këtë mënyrë siguruan ‘vizën’ për finalen e madhe të Romës, e cila do të zhvillohet më 27 maj.

Mançester Junajtedi është finalisti i parë i edicionit të sivjemë në Ligën e Kampionëve Evropian në futboll. “Djajtë e kuq” shënuan fitore 3:1 në ndeshjen e kthimit në fushë të Arsenalit, dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1, për të dytin vit me rradhë shkojnë në finale, duke fituar mundësinë të bëhen skuadra e parë në historinë e Ligës së Kampionëve që ka arritur të mbrojë trofeun. Arsenali paralajmëroi se do të sulmojë që në fillim, mirëpo mysafirët kaluan në epërsi që në minutën e 8-të me golin mesfushorit Park, pas gabimit të mbrojtësit Gibbs. 3 minuta më vonë Ronaldo shënoi gol fantastic nga goditja e dënimit, ndërsa i njëjti futbollist në minutën e 61 ngriti epërsinë në 3:0. Deri në fund të takimit Arsenali arriti të zbusë rezultatin në 3:1 përmes Van Persit nga pika e bardhë, pasi që Fleçer ndali në zonë Fabregasin dhe u largua nga loja me karton të kuq.

Vlen të ceket se në fillim të pjesës së dytë në tribunat e stadiumit “Emirates” u krijua panikë pas një kanosje anonime për bombë në tribuna, por që pas kontrollit të policisë u vërtetua se bëhej fjalë për thirje të rejshme.

Emri i finalistit të dytë do të mësohet të martën, kur në Londër do të takohen Çelsi dhe Barcelona, të cilat në ndeshjen e parë barazuan pa gola.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *