Home / Lajme / Maqedoni / Marrëveshja e re e propozuar nga PDSH, joserioze për BDI-në

Marrëveshja e re e propozuar nga PDSH, joserioze për BDI-në

”Mendoj se është hipokrizi nga ana e Ahmetit të bëjë cinizëm me kërkesën tonë për marrëveshje të re, më mirë marrëveshje se sa vrasje të njerëzve, ma mirrë marrëveshje se sa luftë, më mirë marrëveshje, bisedë dhe dialog se sa mosshpjegim të një politike e cila çoi disa qytetarë drejt vrasjes dhe tash nuk kemi përgjigje pse nuk implementohet ajo marrëveshje”, deklaroi Thaçi.

Urim Hasipi
Tetovë, 11 maj-Rreth idesë së PDSH-së për marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonëve me përmbajtje të re, kreu I BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se është mësuar më gjëra të tilla, pasi që sipas tij, sa herë që PDSH-ja është në opozitë apo lind ndonjë grupckë e vogël politike hapen tema të reja për tu promovuar në Maqedoni.
”Marrëveshja e Ohërit funskionon, dita ditës ajo implementohet dhe mund të them që ne jemi të kënaqur me dinamikën që kërkohet por të kërkohen opcione të reja mendoj se është qasje joserioze”, tha lideri I BDI-së Ali Ahmeti.
Ndërkohë që mënjëherë është përgjigjur lideri I PDSH-së Menduh Thaçi I cili ka thënë se nuk dëshiron të jetë hipokrit si Ahmeti.

”Mendoj se është hipokrizi nga ana e Ahmetit të bëjë cinizëm me kërkesën tonë për marrëveshje të re, më mirë marrëveshje se sa vrasje të njerëzve, ma mirrë marrëveshje se sa luftë, më mirë marrëveshje, bisedë dhe dialog se sa mosshpjegim të një politike e cila çoi disa qytetarë drejt vrasjes dhe tash nuk kemi përgjigje pse nuk implementohet ajo marrëveshje”, deklaroi Thaçi.

Thaçi ka ripërsëritur qëndrimin se Marrëveshja e Ohërit është me afat të skdauar dhe për këtë fajtore është BDI-ja.
”Tani më është e qartë se pas tetë vitesh në pikat më të rëndësishme siç është përdorimi I gjuhës shqipe dhe ligji për amnisti, kjo marreveshje zvarritet.Më tutje do të veprojmë politikisht dhe do të bindim të gjithë së më tutje nuk mundemi me Marrëveshjen e Ohërit.Në marrëveshje tonë do të kërkohet zgjidhje duke filluar nga diskriminimi në kulturë, arsim, financat, dhe tendeca që të sllavizohet çdo pëllëmbë e Maqedonisë deri tek debllokimi i proceseve integruese”, deklaroi Thaçi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *