Home / Sport / Marseja ngec në luftën për titullin

Marseja ngec në luftën për titullin

Olimpiku i Marsejës pësoi një humbje shokuese 1-3 brenda në fushën e vet përballë Lionit, duke rënë kështu nga bashkëkryesimi i kampionatit francez. Skuadra e Lorik Canës mbetet me tre pikë larg Bordosë, e cila arriti të fitonte në fushën e vet përballë Le Mansit me rezultatin 3-2.

Përballja mes Olimpikut të Marsejës dhe atij të Lionit është konsideruar si derbi i Francës, të cilin e fituan kampionët në fuqi. Dy golat e parë për miqtë u shënuan nga super talenti Karim Benzema.

Silven Viltord ngjalli shpresat e marsejezëve, të paktën për një pikë, kur shkurtoi rezultatin gjashtë minuta para përfundimit të takimit. Por, në minutat shtesë i mirënjohuri ndërkombëtarisht, braziliani Zhuninjo, arrin të shënojë golin e tretë duke vulosur rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Marseja ndodhet në vendin e dytë me 71 pikë, tre më pak se Bordo. Ndërsa, Lioni ndodhet në vendin e tretë me 67 pikë. Kampionatit francez i duhen edhe dy javë nga përfundimi i sezonit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *