Home / Sport / Messi dëshiron Kupën e Spanjës

Messi dëshiron Kupën e Spanjës

Sipas Lionel Messi, fitimi i Kupës së Spanjës, do të ishte një sukses tjetër i madh për Barcelonën. Klubi katalanas ka rastin që këtë sezon t’i fitojë të gjitha garat në të cilat merr pjesë.

Barcelona është në prag për ta fituar kampionatin spanjoll, do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve si dhe në finalen e Kupës së Mbretit.

Rasti i parë për të ngritur trofe do të jetë pikërisht Kupa e Spanjës, ku Barcelona do të ndeshet në Mestalla me Atletic Bilbao.

“E dua këtë kupë. Kurrë më herët nuk e kam fituar dhe kjo më motivon. Pres një ndeshje të vështirë, pasi kundërshtarët tonë janë të vështirë. Jemi afër të arrijmë rezultat historik dhe nuk duhet ta humbin”, ka thënë Messi.

“Atletico është një ekip për t’u respektuar. Ata luajnë me zemër. Kjo është një finale dhe gjithçka mund të ndodhë. Barcelona do të japë gjithçka nga vetja, pasi e dëshiron këtë titull”, ka shtuar argjentinasi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *