Home / Sport / Milan kerkon Tevezin. Shevchenko dëshiron të pensionhet te Milani

Milan kerkon Tevezin. Shevchenko dëshiron të pensionhet te Milani

Skuadra e Milanit i është bashkëngjitur garës për ta transferuar sulmuesin e Manchester Unitedit, Carlos Tevez.
Në anën tjetër Andriy Shevchenko thotë se dëshiron t’i japë fund karrierës së tij në San Siro.

“Star” njofton se Rossonerët janë të gatshëm të paguajnë 44 milionë euro për shërbimet e argjentinasit: 22 milionë për pronësinë e tij dhe 22 milionë të tjera për pagat katërvjeçare të lojtarit.

Qëndrimi i Tevez te kampionët e Ligës Premier është në dyshim, prandaj shumë skuadra të mëdha evropiane janë vënë në radhë për të fituar shërbimet e tij.

Ndërkohë sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko thotë se dëshiron t’i japë fund karrierës së tij në San Siro. Ukrainasi, i cili për momentin luan për Milanin si i huazuar nga Chelsea, edhe krahas minutave të pakta që aktivizohet, thotë se dëshiron të mbetet me rosonerët.

“Duhet ta pyetni Abramovich për të ardhmen time. Unë dua të mbetem në Milan, por do të duhet të vendosim në fund të sezonit. Nuk ndjehem si lojtar i dikurshëm. Ndjehem fizikisht i fuqishëm dhe dua ta përfundoj karrierën këtu, në Milan”, ka thënë Shevchenko.

“Qëllimi im është të rikthehem në formën më të mirë dhe të luaj në nivelin më të lartë”, ka shtuar më tej ukrainasi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *