Home / Sport / Milani konfirmon pozitën e dytë. Vazhdon kriza e Juves

Milani konfirmon pozitën e dytë. Vazhdon kriza e Juves

Milani shënoi fitore 2:0 në fushë të Katanias, ndërsa Juventusi vazhdoi serinë prej 5 ndeshjeve pa fitore. Roma barazoi pa gola në fushë të vet, ndërsa Fiorentina mori tre pikë kundër Torinos.

AC Milan në kuadër të javës ë 34-të të kampionatit italian – Serie A, me golat e Inzagit dhe Kakas ka mposhtur të dielën si mysafirë ekipin e Katanisë (2:0) për të përforcuar pozitën e dytë, pas barazimit të papritur të Juventusit në Torino kundër Leçes. Për “Zonjën e vjetër” ishte kjo ndeshja e pestë radhazi pa fitore.
Leçe që mbetët në vendin e parafundit me 28 pikë, arriti nëpërmjet Kastilos të barazoi në minutat e fundit, pasi më parë Nedved me dy gola në pjesën e dytë përmbysi epërsinë e mysafirëve nga minuta e 11-të me anë të Konanit.
Fiorentina ka shënuar fitore tejet të vlefshme kundër Torinos (1:0) në luftë për një vend që dërgon në kualifikimet për Ligën e kampionëve. Vendosi goli i Vargasit (57’). Torino, mbetët në zonën e shpëtimit me një pikë epërsi ndaj Bolonjës në vendin e 18-të.
Roma dëshpëroi sërish adhuruesit e vetë kësaj radhe në “Olimpico” luajti pa gola me Kievon e cila tashmë është gjashtë pikë larg Serisë B.

Serie A – java e 34-të

Roma – Kievo 0:0
Katania – Milan 0:2
Inzagi 27’, Kaka 56’
Fiorentina – Torino 1:0
Vargas 57’
Juventus – Leçe 2:2
Nedved 54’, 67’ – Konan 11’, Kastilo 90’
Palermo – Kaljari 5:1
Milacio 29’, Mikoli 38’, Tedesko 50’, Kavani 57’, Suçi 87’ – Xheda 48’
Siena – Napoli 2:1
Karja 11’, Makarone 25’ – Pia 80’
Udineze – Atalanta 3:0
Kualiarela 42’, 74’, Paskuale 90’
Gjenova – Sampdoria (20.30)

Të shtunën

Bolonja – Rexhina 1:2 (0:1)
Moras 87 – Brienca 40, Bareto 46
Interi – Lacio 2:0 (0:0)
Ibrahimoviq 58, Muntari 70

Renditja

1. Inter 34 23 8 3 77
2. Milan 34 21 7 6 70
3. Juventus 34 19 9 6 66
4. Fiorentina 34 19 4 11 61
5. Gjenova 33 16 9 8 57
6. Roma 34 15 8 11 53
7. Palermo 34 16 4 14 52
8. Kaljiari 34 14 7 13 49
9. Udineze 34 13 9 12 48
10.Lazio 34 14 5 15 47
11.Atalanta 34 13 5 16 44
12.Napoli 34 11 9 14 42
13.Sampdoria 33 10 11 12 41
14.Katania 34 11 7 16 40
15.Siena 34 11 7 16 40
16.Kievo 34 8 11 15 35
17.Torino 34 7 9 18 30
18.Bolonja 34 7 8 19 29
19.Leçe 34 5 13 16 28
20.Rexhina 34 5 12 17 27

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *