Home / Lajme / Maqedoni / Mot me shi dhe ere te fuqishme perfshiu Maqedonine

Mot me shi dhe ere te fuqishme perfshiu Maqedonine

Shiu dhe erërat e fuqishme të cilat kanë arritur shpejtësi prej 122 kilometrave në orë kanë shkaktuar edhe dëme më të vogla, duke marrë me vetë çadra, tenda ndërsa në disa pjesë janë shënuar edhe këputje e degëve të drunjve.

Tetove, 13 maj-Si pasoje e motit te lig me shi, ere dhe rrufe nje pjese e rajonit te Pollogut konkretisht vendbanimet qe gjenden pergjatre segmentit rrugor Tetove-Jazhince, afer 30 minuta kane qen pa energji elektrike.
Pas një ditë me diell përvëlues me temperaturë mbi 35 gradë celsius, në orët e mbrëmjes Maqedonia eshte përfshirë nga një mot me shi i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe me vetëtimë. Nga Instituti Hidrometeorologjik thanë se përveç Shkupit moti i vranët ka përfshirë edhe pjesë të tjera të Maqedonisë.

Sinoptikanti kujdestar Veselin Stojanovski tha se Instituti gjatë ditës përmes radarit ka përcjellë motin e vranët për të cilin, ndërsa ka reaguar me gjuajtjen e gjashtë raketave kundër breshrit në Veles. Shiu dhe erërat e fuqishme të cilat kanë arritur shpejtësi prej 122 kilometrave në orë kanë shkaktuar edhe dëme më të vogla, duke marrë me vetë çadra, tenda ndërsa në disa pjesë janë shënuar edhe këputje e degëve të drunjve.

Moti me shi në orët e mbrëmjes në kryeqytet ishte paralajmëruar nga Instituti Hidrometeorologjik, ndërsa në Qendrën për Menaxhim me Krizat, deri tani asnjë qytetarë nuk ka paraqitur dëme të shkaktuara nga moti.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *