Home / Sport / Moto GP, i dyti Stoner. Rosi, vetem vend i katert

Moto GP, i dyti Stoner. Rosi, vetem vend i katert

Horge Lorenco do të niset i pari në Cmimin e Madh të Italisë. Piloti spanjoll i Jamahas ishte më i shpejti në provat zyrtare, duke lënë pas Kejsi Stoner me Dukatin. Ndërkohë, vetëm vend i katërt për Valentino Rosin.

Horge Lorenco me Jamahan ka qenë më i shpejti në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë, duke fituar pole-positionin. Lideri i kampionatit botëror ka lënë pas australianin e Dukatit Kejsi Stoner dhe Loris Kapirosin e Suzukit. Lorenco ka fituar 2 nga 4 garat e para të këtij sezoni, duke u konfirmuar si një nga pretendentët për fitimin e titullit. Ndërkohë vetëm vendi i katërt për shokun e tij të skuadrës Valentino Rosi, i cili pati kryesuar gjithë sesionin e provave. “Doktori” duket se po kalon një moment jo shumë pozitiv, pas vendit të 16-të të arritur në Çmimin e Madh të Francës. Përpos kësaj, për specialistët ai mbetet favorit për të triumfuar në garën e të dielës, duke qenë se garon përpara tifozëve të vet. Në La Mansh ai humbi edhe vendin e parë në renditje, duke u kaluar me një pikë nga shoku i skuadrës Horge Lorenco.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *